Deget e Studimit‎ > ‎Teknik Laboratori‎ > ‎Viti II‎ > ‎

Biokimi Klinike

Emri i Lendes: Biokimi Klinike
Fusha e Formimit: Karakterizues, Formues
Pedagoget e Lendes:Albana Gjyzari, Esmeralda Thoma.
Programi Studimor: DNP
Departamenti:Lëndëve Klinike

Viti/Sem: Viti II, Sem I    
Kredite/Ore:5 kredite, 125 ore
Kredite/ore ne auditor: 5 kredite, 60 ore    
Kredite/ore individuale: 5 kredite, 65 ore
Leksione:40 ore   
Seminare: 20 ore
Statusi i Lendes: E Detyrueshme  
Viti akademik: 2011- 2012

Qellimi:
Objekti i biokimisë klinike është njohja e çrregullimeve të mekanizmave homeostatik që rregullojnë funksionimin e qelizave dhe integrimin midis indeve dhe organeve; çrregullimet në proceset e metabolizmit të shkaktuara nga patologji të ndryshme.
Nëpërmjet saj arrihet vendosja e diagnoses mjekësore, në bashkëpunim me degë të tjera të mjekësisë.
Kontrolli I efikasitetit të terapisë mjekësore.
Biokimia klinike analitike përdor metodat bashkëkohore të kimisë analitike, analizës instrumentale për të analizuar produktet e metabolizmit në lëngjet biologjike.
Biokimia klinike interpretative ka për qëllim të interpretoj rezultatet e analizës duke iu referuar atyre që quhen intervale të vlerave normale.

Rezultatet qe priten:
Studentet duhet te kene njohuri mbi konceptet baze te cilat do ti perdorin ne praktiken klinike.

Permbajtja e Lendes:

Leksione
Tema 1 : Metabolizmi i karbohidrateve. Ndryshimet biologjike të glicemisë në njerëzit e shëndoshë. Insulinemia.
Tema 2:Glicemia. Glukozuria. Hemoglobina e glukozuar.
Tema 3 :Metabolizmi i lipideve. Trigliceridet dhe acidet yndyrore. 
Tema 4 :Kolesteroli, HDL-kolesteroli, LDL-kolesteroli. Fosfolipidet. 
Tema 5 :Lipoproteinat. Të dhëna të përgjithëshme mbi strukturën dhe metabolizmin e tyre.
Tema 6 :Hiperlipoproteinemitë. Hiperkolesterolemia thelbësore (primare dhe familjare).
Tema 7:Hipertrigliceridemitë familiare. Hipertrigliceridemitë endogjene.
Tema 8 :Hiperlipidemitë e kombinuara. Dislipidemitë e rralla. Hiperlipidemitë sekondare.
Tema 9 :Metabolizmi i energjise.
Tema 10 :Parametrat kryesor të studimit të ekuilibrit acido-bazik dhe gazeve në gjak.
Tema 11 :Çrregullimet e ekilibrit acido-bazik. Acidoza metabolike. Etiologjia dhe biokimia e saj. Boshllëku anionik.
Tema 12 :Çrregullimet e ekilibrit acido-bazik. Acidoza respiratore. Biokimia e saj. Acidoza respiratore e zgjatur (kronike).
Tema 13 :Çrregullimet e ekilibrit acido-bazik. Alkaloza metabolike dhe respiratore.
Tema 14 :Uji. Përbërja dhe shpërndarja. Osmoza dhe presioni osmotik. Osmolaliteti.
Tema 15 :  Elektrolitet. Metabolizmi i natriumit. Biokimia klinike e natriumit. Metabolizmi i klorureve. Kloruret në urinë. Metabolizmi i kaliumit. Biokimia klinike e kaliumit.
Tema 16 :Metabolizmi i kalçiumit dhe fosforit. Biokimia klinike e kalçiumit dhe fosforit. Metabolizmi i magneziumit.  
Tema 17 : Metodat e përcaktimit të proteinave. Elektroforeza e proteinave plazmatike dhe interpretimi i saj.
Tema 18: Proteinuria. Faktorët që ndikojnë në filtrimin e proteinave. Proteinat urinare me origjinë joplazmatike. Proteinuria funksionale. Proteinuria në sëmundjet veshkore. Klasifikimi i proteinurive.
Tema 19 : Enzimologjia klinike. Klasifikimi i enzimave. Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksioneve enzimatike. 
Tema 20 :Izoenzimat. Laktatdehidrogjenaza. Kreatinfosfokinaza.
Tema 21 :Alaninë transaminaza (ALT) SGPT. Aspartat aminotransferaza (AST/SGOT). Troponina
Tema 22 :Fosfataza alkaline. Fosfataza acide. Kolinesteraza.
Tema 23 :Gama glutamil-transpeptidaza. Amilaza. Glukozë-6-fosfat dehidrogjenaza. Aldolaza. Leucilamino peptidaza.
Tema 24 :Mikroelementët.
Tema 25 :Markuesit tumoral. Markuesit glukoproteinik. Markuesit tumoral hormonal.
Tema 26 :Hormonet. Hormonet e kores së gjendrës mbiveshkore glukokortikoide. Provat hormonale për studimin e funksionit glukokortikoid të gjendrave mbiveshkore. Kortizolemia. Kortizoli i lirë urinar. 17-OH-CS në urinë.
Tema 27 :Hormonet e kores mbiveshkore mineralokortikoide. Provat hormonale për studimin e funksionit mineralokortikoid të gjendrave mbiveshkore. Hormonet e medulës së gjendrës mbiveshkore.
Tema 28 :Hemostaza I
Tema 29 :Hemostaza II
Tema 30 :Provat hormonale për studimin e funksionit të gjendrave seksuale.
Tema 31 :Hormonet e tiroides. Hormoni tireostimulues.
Tema 32 :Hormonet e metabolizmit fosfo-kalçik. Hormoni antidiuretik.
Tema 33 :Hormonet e neurohipofizës. Oksitocina dhe  hormoni antidiuretik. 
Tema 34 : Metabolizmi i azotit. Urea, roli metabolik. Fiziologjia patologjike. Përcaktimi i uresë me metodën enzimatike. Rezultatet laboratorike dhe domethënia klinike. Ndikimi i faktorëve te ndryshëm në përqëndrimin e uresë në gjak.
Tema 35 :Kreatinina dhe kreatina. Parimi i përcaktimit laboratorik dhe norma e kreatininës plazmatike. Ndikimi i faktorëve të ndryshëm në përqëndrimin e kreatininës plazmatike. Kreatina urinare. Kreatinina urinare. Klirensi i kreatininës.
Tema 36 :Acidi urik. Metabolizmi i tij. Fiziologjia patologjike dhe vlera diagnostike e përcaktimit të acidit urik. Faktorët që ndikojnë në përqëndrimin e urateve në gjak.
Tema 37 :Bilirubina. Metabolizmi i bilirubinës. Alteracionet në metabolizmin e bilirubinës dhe klasifikimi i ikterit.
Tema 38 :Amoniaku. Metabolizmi. Fiziologjia patologjike dhe vlera diagnostike. Parimet e përcaktimit laboratorik dhe norma.
Tema 39 :Vitaminat hidrosolubile, liposolubile. 
Tema 40 :Marja e materialit biologjik për analizat biokimike. Respektimi i procedurave preanalitike dhe ndikimi i tyre në sigurinë e rezultateve laboratorike.

Seminare
Seminar nr. 1 Tema: Ndryshimet biologjike të glicemisë në njerëzit e shëndoshë. Insulinemia.
Glicemia. Glukozuria. Hemoglobina e glukozuar.
Seminar nr. 2 Tema: Trigliceridet dhe acidet yndyrore. Kolesteroli, HDL-kolesteroli, LDL-kolesteroli. Fosfolipidet. 
Seminar nr. 3 Tema: Lipoproteinat. Të dhëna të përgjithëshme mbi strukturën dhe metabolizmin e tyre.Hiperlipoproteinemitë. Hiperkolesterolemia thelbësore (primare dhe familjare).
Seminar nr. 4 Tema: Hipertrigliceridemitë familiare. Hipertrigliceridemitë endogjene.
Hiperlipidemitë e kombinuara. Dislipidemitë e rralla. Hiperlipidemitë sekondare.
Seminar nr. 5 Tema: Metabolizmi i energjise.
Parametrat kryesor të studimit të ekuilibrit acido-bazik dhe gazeve në gjak.
Seminar nr. 6 Tema: Çrregullimet e ekilibrit acido-bazik. Acidoza metabolike. Etiologjia dhe biokimia e saj. Boshllëku anionik. Çrregullimet e ekilibrit acido-bazik. Acidoza respiratore. Biokimia e saj. Acidoza respiratore e zgjatur (kronike).
Seminar nr. 7 Tema: Çrregullimet e ekilibrit acido-bazik. Alkaloza metabolike dhe respiratore.
Uji. Përbërja dhe shpërndarja. Osmoza dhe presioni osmotik. Osmolaliteti.
Seminar nr. 8 Tema: Metabolizmi i natriumit. Biokimia klinike e natriumit. Metabolizmi i klorureve. Kloruret në urinë. Metabolizmi i kaliumit. Biokimia klinike e kaliumit.
Metabolizmi i kalçiumit dhe fosforit. Biokimia klinike e kalçiumit dhe fosforit. Metabolizmi i magneziumit.  
Seminar nr. 9 Tema: Metodat e përcaktimit të proteinave. Elektroforeza e proteinave plazmatike dhe interpretimi i saj. Proteinuria. Faktorët që ndikojnë në filtrimin e proteinave. Proteinat urinare me origjinë joplazmatike. Proteinuria funksionale. Proteinuria në sëmundjet veshkore. Klasifikimi i proteinurive.
Seminar nr. 10 Tema: Enzimologjia klinike. Klasifikimi i enzimave. Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksioneve enzimatike. Izoenzimat. Laktatdehidrogjenaza. Kreatinfosfokinaza.
Seminar nr. 11 Tema:  Alaninë transaminaza (ALT) SGPT. Aspartat aminotransferaza (AST/SGOT). Troponina  Fosfataza alkaline. Fosfataza acide. Kolinesteraza.
Seminar nr. 12 Tema: Gama glutamil-transpeptidaza. Amilaza. Glukozë-6-fosfat dehidrogjenaza. Aldolaza. Leucilamino peptidaza. Mikroelementët.
Seminar nr. 13 Tema: Markuesit tumoral. Markuesit glukoproteinik. Markuesit tumoral hormonal. Hormonet e kores së gjendrës mbiveshkore glukokortikoide. Provat hormonale për studimin e funksionit glukokortikoid të gjendrave mbiveshkore. Kortizolemia. 
Kortizoli i lirë urinar. 17-OH-CS në urinë.
Seminar nr. 14 Tema:Hemostaza
Seminar nr. 15 Tema: Provat hormonale për studimin e funksionit të gjendrave seksuale.
Hormonet e tiroides. Hormoni tireostimulues.
Seminar nr. 16 Tema:  Hormonet e metabolizmit fosfo-kalçik. Hormoni antidiuretik.
Hormonet e neurohipofizës. Oksitocina dhe  hormoni antidiuretik. 
Seminar nr. 17 Tema: Urea, roli metabolik. Fiziologjia patologjike. Rezultatet laboratorike dhe domethënia klinike. Ndikimi i faktorëve te ndryshëm në përqëndrimin e uresë në gjak.
Kreatinina dhe kreatina. Ndikimi i faktorëve të ndryshëm në përqëndrimin e kreatininës plazmatike.
Seminar nr. 18 Tema: Bilirubina. Metabolizmi i bilirubinës. Alteracionet në metabolizmin e bilirubinës dhe klasifikimi i ikterit.
Acidi urik. Metabolizmi i tij. Fiziologjia patologjike dhe vlera diagnostike e përcaktimit të acidit urik. Faktorët që ndikojnë në përqëndrimin e urateve në gjak.
Seminar nr. 19 Tema: Vitaminat hidrosolubile. Vitaminat liposolubile. 
Seminar nr. 20 Tema: Amoniaku. Metabolizmi. Fiziologjia patologjike dhe vlera diagnostike. 
Marja e materialit biologjik për analizat biokimike. Respektimi i procedurave preanalitike dhe ndikimi i tyre në sigurinë e rezultateve laboratorike.

Metodika e Mesimdhenies & Prevetesimi i njohurive:
Programi do zhvillohet me Leksione. Për cdo dy tema do të zhvillohet kontroll dhe pervetësim më i plotë i dijeve me anë të Seminarëve. Gjatë programit do të zhvillohen dhe 3 Konsultime (10%), si dhe Pune individuale me studentë  të vecantë.

Detyrimet e Studenteve:
Ndjekja e leksioneve dhe seminareve. Realizimi i detyrave  të parashikuara në programin mësimor.  Pjesmarja aktive në debate në leksione dhe seminare. Leksionet dhe seminaret janë të detyrueshme mbi 70% për studentët. Mos marrja pjese në to u shkakton atyre “penalizim” në përputhje me me rregulloren për realizimin e ECTS-së me përjashtim kur mungesat janë të arsyeshme. Metodat e punës me studentët do të jetë interaktive. Raporti në mes studentit dhe profesorit do jetë korrekt, transparent,  brënda normave te etikës si dhe regullores së brëndëshme të Fakultetit te Infermierise.

Vleresimi:
  • Në përfundim të çdo teme do të zhvillohet një pyetsor për të vleresuar nivelin e përvetsimit të njohurive.
  • Në përfundim të lëndës jepet provim me shkrim dhe me gojë.

Nota

ECTS nota

Suksesi pikë - %

Përkufizimi

10

A

91 – 100 %

SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa   gabime minore

9

B

81 – 90 %

SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime

8

C

71 – 80 %

MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen

7

D

61 – 70  %

KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime

6

E

51 – 60 %

MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale

5

FX

40 – 50 %

DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet

4

F

00 – 39 %

DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet


Literature Themelore:
Biokimia klinike; Grup autorësh; Shtëpia botuese “Dita 2000”, Tiranë 2007 

Literature Plotesuese:
Devlin TM, editor. Textbook of biochemistry: with clinical correlations. 5th ed. NewYork:Wiley-Liss, 2002.