Deget e Studimit‎ > ‎Teknik Laboratori‎ > ‎Viti I‎ > ‎

Sociologji

Emri i Lendes:Sociologji
Fusha e Formimit:Disipline Baze
Pedagoget e Lendes:Entela Neziri
Programi Studimor: Bachelor
Departamenti: i Lendeve Paraklinike
Viti/Sem: Viti I, Sem I    
Kredite/Ore:1.5 kredite, 37.5 ore
Kredite/ore ne auditor: 1.5 kredite, 18 ore    
Kredite/ore individuale: 1.5 kredite, 19.5 ore
Leksione:12 ore   
Seminare: 6 ore
Statusi i Lendes: E Detyrueshme  
Viti akademik: 2011- 2012

Qëllimi:
Lënda e Sociologjisë ka për qëllim t’i njohë studentët me aspekte të ndryshme të shoqërisë njerëzore dhe të zgjerojë në mënyrë cilësore dhe të plotë, hapësirën e këndvështrimeve mbi problemet e ndryshme sociale, por jo vetëm. Duke qenë një disiplinë që po gjen zbatim gjithmonë e më të madh në shumë fusha të studimit, shpesh të menduarit nën perspektivën sociologjike rezulton e domosdoshme. Përshtatja e instrumentave të studimit të kësaj shkence ndihmon profesionistët e çfarëdolloj profili të dimensionojnë në mënyrë moderne punën e tyre të përditshme. Përvetësimi i koncepteve të rëndësishëm sociologjike, ndihmon në të kuptuarin dhe të vlerësuarin e drejtë të problematikave të ndryshme, të cilat në të shumtën e rasteve zhvillohen në një terren treguesish socialë. Sociologjia, ashtu si dhe shkenca të tjera sociale, çoi në rindërtimin e konceptit zyrtar mbi shëndetin, duke e vënë theksin në promovimin e sjelljeve të shëndetshme, përkundrejt metodave trajtuese klinike.

Programi i Lëndës së Sociologjisë
Leksione
Tema I Sociologjia: Probleme dhe perspektiva
1. Përkufizimi i sociologjisë dhe historia e saj si disiplinë
2. Fushat e sociologjisë, nëndegët dhe hapësirat e saj të veprimit ndërdisiplinor
3. Metodat e kërkimit sociologjik
Tema II Kultura dhe shoqëria
1. Kontaktet midis kulturave, koncepti i kulturës
2. Raca njerëzore dhe shumëllojshmëria kulturore, identiteti kulturor dhe etnocentrizmi
3. Universalet kulturore
4. Llojet e shoqërisë paramoderne dhe moderne
Tema III Shoqërizimi dhe periudhat e jetës
1. Fëmijët e pashoqërizuar, zhvillimi i hershëm i foshnjës
2. Teoritë mbi zhvillimin e fëmijës
3. Faktorët e shoqërizimit dhe rishoqërizimi

Tema IV Ndërveprimi social dhe jeta e përditshme
1. Studimi i jetës së përditshme sociale
2. Komunikimi pa fjalë dhe rregullat sociale, biseda dhe të folurit
3. Format e të folurit, gabimet e trupit dhe të gjuhës
4. Takimet dhe hapësira personale, ndërveprimi në kohë dhe hapësirë
5. Jeta e përditshme në këndvështrimin kulturor dhe historik
Tema V Konformiteti dhe shmangia
1. Sjellja dhe rregullat shoqërore. Normat dhe sanksionet.
2. Ligjet, krimet dhe ndëshkimet
3. Shpjegimi i shmangies, burgjet dhe ndëshkimi
4. Përkatësia gjinore dhe krimi
5. Devianca. Shoqëria dhe krimi pa viktima
6. Koncepti i sëmundjes mendore
Tema VI Stratifikimi dhe struktura klasore
1. Sistemet e stratifikimit social, teoritë mbi stratifikimin në shoqëritë moderne
2. Klasat në shoqëritë e sotme perëndimore
3. Përkatësia gjinore dhe stratifikimi
4. Ndryshimi i sistemit klasor dhe mobiliteti social
5. Varfëria dhe pabarazia
Tema VII Farefisnia, martesa dhe familja
1. Farefisnia dhe marrëdhëniet familjare
2. Familja dhe martesa në historinë europiane
3. Ndryshimet në modelet e familjes në botë
4. Divorci dhe ndarja në Perëndim. Faktoret ekonomikë, shoqërorë dhe psiko-kulturorë. Kuptimi dhe vlerësimi i bashkëjetesës.
5. Dhuna në familje - dhuna ndaj grave. Traumat psikologjike dhe roli i shoqërisë.
6. Ana e errët e familjes, alternativat për familjen dhe martesën
Tema VIII Feja
1. Përkufizimi i fesë (dhe magjisë)
2. Shumëllojshmëria e feve dhe roli i organizatave fetare në shoqëritë botërore.
3. Teoritë e fesë. Dukuri të fesë në Shqipëri dhe ndikimi social.
4. Përkatësia gjinore dhe feja 
Tema IX Urbanizimi modern
1. Qyteti tradicional. Teoritë për sociologjinë urbane.
2. Teoritë e urbanizimit. Faktorët ndikues ekonomikë, socialë dhe kulturorë.
3. Modelet e pasluftës së dytë botërore të zhvillimit urban perëndimor
4. Urbanizimi në Shqipëri, urbanizimi modern dhe ai në Botën e Tretë.
5. Zhvillime të mundshme në të ardhmen
Tema X Popullsia, Shëndeti, Plakja
1. Shtimi i popullsisë botërore
2. Analiza e popullsisë: demografia
3. Dinamika e ndryshimit të popullsisë
4. Shëndeti dhe sëmundjet
5. Mosha dhe plakja në Perëndim
Tema XI Trafikimi i qenieve njerëzore, droga dhe tranzicioni në shoqeritë moderne
1. Droga si fenomen i ndryshimit shoqëror dhe kulturor.
2. Mekanizmat kundërshtues dhe mekanizmat e nevojshëm
3. Fenomeni i drogës në Shqipëri pas periudhës së viteve ‘90
4. Krimi i organizuar ekonomik dhe tiparet e tij. 
5. Fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore. Masat parandaluese dhe  ndaluese.
Tema XII Puna me sociologjinë: Metodat e studimit
1. Strategjitë e studimit
2. Metodologjia e përgjithshme. Metoda sociometrike dhe krahasuese.
3. Metodat e kërkimit sociologjik: Eksperimenti, metoda statistikore, intervista, pyetësorët standarde dhe të hapur dhe metoda historike
4. Problemet etike të studimit: përgjigja e të anketuarve
5. Ndikimi i sociologjisë
           
Seminare
Seminar nr. 1
  • Sociologjia: Probleme dhe perspektiva
  • Kultura dhe shoqëria
Seminar nr.2
  • Shoqërizimi dhe periudhat e jetës 
  • Ndërveprimi social dhe jeta e përditshme
Seminar nr. 3
  • Konformizmi dhe shmangia
  • Stratifikimi dhe struktura klasore
  •  
Seminar nr. 4
  • Farefisnia, martesa dhe familja
  • Feja
Seminar nr. 5
  • Urbanizimi modern
  • Popullsia, Shëndeti, Plakja
Seminar nr. 6
  • Trafikimi i qënieve njerëzore, droga dhe tranzicioni në shoqëritë moderne
  • Puna me sociologjinë: Metodat e studimit
Metodika e Mësimdhënies & Përvetësimi i njohurive:
  a. Leksione   
  b. Seminare 
  c. Punë në grupe   
  d. Konsultime 
  e. Punë individuale
  f. Detyra kursi/ ese  

Detyrimet e Studentëve:
  • Studenti duhet të frekuentojë 75% të leksioneve dhe 75% të seminareve.
  • Nëse studenti mungon në mbi 25% të seminareve, nuk mund të japë provimin.
  • Nëse studenti mungon në mbi 25% të seminareve, është i detyruar t’i shlyejë para  provimit.
  • Studenti duhet të shfaqë pjesëmarrje aktive gjatë seminareve.
  • Studenti duhet të shfaqë aftësi argumentuese për çështjet që ngrihen për diskutim.
  • Studenti duhet të zhvillojë aftësi në strukturimin e mendimit të shprehur verbalisht apo të shkruar.
Vlerësimi i Studentëve:
  • Kontrolle me shkrim gjatë semestrit.
  • Kontrolle me gojë gjatë seminareve.
  • Kontrolle me detyra të shkurtra në trajtë eseje. 
  • Kontroll me shkrim në fund të ciklit (provim).

Nota

ECTS nota

Suksesi pikë - %

Përkufizimi

10

A

91 – 100 %

SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime te vogla

9

B

81 – 90 %

SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime

8

C

71 – 80 %

MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen

7

D

61 – 70  %

KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime

6

E

51 – 60 %

MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale

5

FX

40 – 50 %

DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet

4

F

00 – 39 %

DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet

Literaturë Themelore:
 Sociologjia – Anthony Giddens, Tiranë - Tetor 1997

Literaturë Plotësuese:
  • Rrota e Mundimit – Prof. Artan Fuga, Tiranë – 2007
  • Vështrime të kryqezuara në det (Sociologji Kulturë 1) – Dr. Zyhdi Dervishi, Tiranë – 1999
  • Sociologjia, një hyrje e shkurtër - Steve Bruce, Tiranë – 2008
  • Rregullat e metodës sociologjike- Emil Dyrkem, Beograd, 1963
  • Dy ligjëratat hyrëse – Dr. Jozhe Goricar, Beograd, 1960
  • Bashkëjetesë me demonët e konflikteve- Dr. Zyhdi Dervishi, Tiranë -2002