Deget e Studimit‎ > ‎Teknik Laboratori‎ > ‎Viti I‎ > ‎

Fiziologji e Njeriut

Emri i Lendes:Fizioli e Njeriut
Fusha e Formimit:Disipline Baze
Pedagoget e Lendes:Dr. Floreta Kurti
Programi Studimor: DNP
Departamenti: i Lendeve Paraklinike
Viti/Sem: Viti I, Sem.II    
Kredite/Ore:_
Kredite/ore ne auditor: 2 kredite/ 24 ore    
Kredite/ore individuale: _
Leksione:16 ore   
Seminare: 8 ore
Statusi i Lendes: E Detyrueshme  
Viti akademik: 2011- 2012

Qëllimi:
Fiziologjia  është shkenca që studion funksionet e organeve, sistemeve dhe në tërësi të të gjithë organizmit të njeriut në kushte normale, dhe kjo kurrikul paraqet këto koncepte në mënyrë të qartë e konçize. Qëllimi kryesor i  kësaj kurrikule është të pajisë studentët me informacionin e duhur mbi faktet dhe konceptet themelore të fiziologjisë mjekësore, e cila do të ndihmojë studentët për të kuptuar klinikën mjekësore, funksionimin e organeve dhe organizmit në kushte normale dhe në kushte patologjike.  Një pjesë e kësj kurrikule i është dedikuar fiziologjisë së aplikuar. Kjo do të ndihmojë studentët  të kuptojë mekanizmat fiziologjikë të cilët shpjegojnë një  sërë problemesh klinike.

Përmbajtja e Lëndës:
Leksione
Tema 1: Hyrje në fiziologji. Organizimi funksional i trupit të njeriut dhe kontrolli i “mjedisit të brendshëm”. Komunikimi ndërqelizor dhe mediatorët kimikë. Homeostaza, kontrolli  feed-back (+) dhe feed-back (-), termorregullimi, hypo dhe hipertermia.

Tema 2: Qeliza, ndërtimi dhe funksionet e saj. Elektrofiziologjia e membranes qelizore. Transporti i joneve dhe molekulave përmes   membranës qelizore. Transportet aktive dhe pasive.

Tema 3: Potencialet membranore dhe Potencialet e veprimit. Potenciali membranor i qetësisë dhe origjina e tij, potenciali i ekuilibrit, potenciali i veprimit dhe mekanizmi i lindjes së tij. Fenomeni i pragut.

Tema 4: Muskujt, anatomia  funksionale e sarkomerit. Tkurrja e muskujve skeletikë. Nxitja (stimulimi )  e muskulit skeletik. Transmetimi  neuromuskular dhe çiftimi eksitim-tkurrje, roli i Ca++, veçoritë e muskulaturës së lëmuar.

Tema 5: Organizimi i Sistemit Nervor; Nervat, sinapset dhe substancat neurotransmetuese. Qelizave nervore në SNQ dhe SNP. Sistemi somatosensor. Rruga ndijore e transmetimit të ndjeshmërisë somatike në SNQ.

Tema 6: Funksionet motore të palcës së kurrizit. Palca kurrizore si qendër reflektore dhe si organ i përcimit. Harku reflektor monosinaptik dhe polisinaptik. Prerja transversale e palcës, shoku spinal.

Tema 7: Korteksi cerebral, Hemisferat e trurit, specializimi i hemisferave, fushat somestezike, korteksi motor dhe traktet kortikospinale. Cerebelumi, ganglionet bazale, sistemi limbik, hipotalami. 

Tema 8: Funksionet intelektuale të trurit, emocionet, te menduarit, kujtesa.  Gjendjet e aktivitetit të trurit, gjumi, valët e trurit. Rregjistrimi grafik i veprimtarisë elektrike të trurit (EEG).

Tema 9: Sistemi nervor autonom. Medula e mbiveshkores Ndijimi special; sistemi optik dhe sistemi auditiv. Të shijuarit, nuhatja

Tema 10: Përbërja dhe funksionet e gjakut. Rezistenca e organizmit ndaj infeksionit. Imuniteti dhe alergjia. Hemostaza. Grupet e gjakut O-A-B dhe Rh.

Tema 11: Zemra, Muskuli kardiak, zemra si pompë, sistemi konduktor. Cikli kardiak, rregullimi i funksionit pompë të zemrës. 

Tema 12: Elektrokardiograma normale, teknika e regjistrimit, lidhjet një dhe dy polare. Rregjistrimi i EKG, valet dhe dhembet ne EKG. 

Tema 13: Sistemi respirator, frymëshkembimi. Shkëmbimi i gazeve në pulmone, raportet ventilim/perfuzion. Transportimi i gazeve në gjak dhe inde, kurba e shpërbashkimit të Hb. Acidoza  dhe alkaloza respiratore. 

Tema 14: Parime të përgjithëshme të funksionit të traktit gastrointestinal. Motiliteti, funksioni sekretor i traktit gastrointestinal. Tretja dhe thithja në traktin gastrointestinal. Melcia, roli i saj ne traktin G-I.

Tema 15: Njohuri të përgjithëshme mbi sistemin endokrin. Hormonet e tiroides, gjendrave suprarenale, pankreasit, hormonet seksuale femerore e mashkullore. Lindja dhe laktacioni.

Tema 16: Veshkat, funksionet e tyre. Filtrimi glomerular si hapi i parë i formimit të urinës. Reabsorbimi she sekretimi në pjesë të ndryshme të nefronit. Acidoza dhe alkaloza metabolike. Urinimi.

Seminare
1.Seminar nr. 1 Tema: Organizimi funksional i trupit të njeriut dhe kontrolli i “mjedisit të brendshëm”& Qeliza, ndërtimi dhe funksionet e saj. Elektrofiziologjia e membranes qelizore.
2.Seminar nr. 2 Tema: Potencialet membranore dhe Potencialet e veprimit & Muskujt, anatomia  funksionale e sarkomerit. Tkurrja e muskujve skeletikë.
3.Seminar nr. 3 Tema: Organizimi i Sistemit Nervor; Nervat, sinapset dhe dhe substancat neurotransmetuese & Funksionet motore të palcës së kurrizit. Palca kurrizore si qendër reflektore dhe si organ i përcimit.
4.Seminar nr. 4 Tema: Korteksi cerebral, Hemisferat e trurit, specializimi i hemisferave, fushat somestezike, korteksi motor dhe traktet kortikospinale & Funksionet intelektuale të trurit, EEG.
5.Seminar nr. 5 Tema: Sistemi nervor autonom. Ndijimi special & Përbërja dhe funksionet e gjakut. &Rezistenca e organizmit ndaj infeksionit. Imuniteti dhe alergjia. Hemostaza.
6.Seminar nr. 6 Tema: Zemra, Muskuli kardiak, zemra si pompë, sistemi konduktor. Cikli kardiak &Elektrokardiograma normale, teknika e regjistrimit
7.Seminar nr. 7 Tema: Sistemi respirator, frymëshkembimi & Parime të përgjithëshme të funksionit të traktit gastrointestinal.
8.Seminar nr. 8 Tema: Njohuri të përgjithëshme mbi sistemin endokrin & Veshkat dhe funksioni  tyre

Metodika e Mësimdhënies & Përvetësimi i njohurive:
  • Metodika bazë e mësimdhënies është prezantimi i leksioneve në auditor dhe konsultimet individuale me  grupe të vogla studentësh. Gjatë zhvillimit të  leksioneve,  inkurajohet fort bashkëbisedimi interaktiv me auditorin, duke krijuar situata pyetje-përgjigjie.
  • Frekuentimi i rregullt i leksioneve, ndjekja e vëmendshme dhe parashtrimi i pyetjeve për lektorin për konceptet e paqarta, siguron përvetësim të mirë të njohurive.
  • Për të patur rezultat në përvetësimin e njohurive, studentët këshillohen që të lexojnë me kujdes informacionin e dhënë në tekstet bazë dhe materialet ndihmëse. 
  • Këshillohen studentët të konsultojë skemat dhe figurat në materialet përkatëse.
  • Nënvizimi në tekst i koncepteve bazë, dhe i koncepteve ende të paqarta. 
  • Krijimi i grupeve të vogla të punës, në të cilat studentët sqarojnë konceptet  e paqarta me njëri-tjetrin, dhe përforcojnë njohuritë përmes diskutimit me njëri-tjetrin.
  • Studentët këshillohen të punojnë individualisht me tekstin dhe literaturën ndihmëse. 
  • Sqarimi, sistemimi dhe kontrolli i njohurive të marra gjatë seminareve.
a.Leksione;   b.  Seminare  c. Laboratore  d. Praktika;   e. Konsultime  f. Pune individuale 

Detyrimet e Studenteve:
1.  Studentët janë të detyruar të ndjekin së paku 70% të leksioneve.

2. Studentët janë të detyruar të ndjekin 100% të seminareve. Mos pjesëmarrja në leksione e seminare e përjashton  studentin nga provimi përfundimtar.

3.  Studenti duhet të pranojë konseguencat kur nuk respekton detyrimet e studentit.

Vleresimi:
1. Vlerësimi i njohurive të marra nga studenti  do të bëhet me dy quize në çdo semestër, dhe Provimin përfundimtar.  Provimi përfundimtar do të zhvillohet me shkrim dhe/ ose me gojë 60 min.
2. Data e zhvillimit të qiuz-eve lajmërohet  që më parë.
3. Vlerësimi përfundimtar i njohurive të marra bëhet sipas kritereve më poshtë.

Nota

ECTS nota

Suksesi pikë - %

Përkufizimi

10

A

91 – 100 %

SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime te vogla

9

B

81 – 90 %

SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime

8

C

71 – 80 %

MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen

7

D

61 – 70  %

KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime

6

E

51 – 60 %

MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale

5

FX

40 – 50 %

DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet

4

F

00 – 39 %

DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet


Literaturë Themelore:
 1. Çakërri et al. Bazat e Fiziologjisë së njeriut. 2007.
2. Kurti, F, Themeli Y. Scipt leksionesh të Fiziologjisë së njeriut (handout). 
3. Guyton & Hall. Textbook Of  Medical Physiology. 11th edition, W. B. Saunders Company 2005.

Literaturë Plotësuese:
1. Seeley, Stephens, Tate. Anatomy & Physiology. International Edition. McGraw-Hill Companies, 2003
2.  Agamemnon Despopulos, Stephan Silbengal. Color Atlas of Physiology. 5th edition, Thieme, 2003.
3. Robert M. Berne, Mthew N. Levy. Physiology. 4th edition, Mosby, 1998.
4. Best and Taylor’s. Physiological Basis of Medical Practice. 12th edition, 1990.
5. Linda S. Costanco. Physiology second edition 2006.
6. Laurelee Sherwood. Fundamentals of Physiology, third edition 1995.
7. Walter. Born. Medical Physiology, 2003. Herve Gueenard. Physiologie Humaine. Editions Pradel, Paris 1991.