Deget e Studimit‎ > ‎Mami‎ > ‎Viti II‎ > ‎

Anatomi Patologjike

Emri i Lendes:Anatomi patologjike
Fusha e Formimit:Disipline baze
Pedagoget e Lendes: Dr. Vjollca Hajro, Dr. Alma Nurçe
Programi Studimor:DNP
Departamenti:I lendeve paraklinike
Viti/Sem:II/II   
Kredite/Ore:2/50
Kredite/ore ne auditor:2/24   
Kredite/ore individuale:2/26
Leksione:16   
Seminare:8
Statusi i Lendes:E detyrueshme   
Viti akademik:2011-2012

Qellimi:

Anatomia patologjike eshte shkenca qe studion ndryshimet morfologjike te organeve, sistemeve dhe ne teresi te te gjithe organizmit te njeriut, ne kushte patologjike, dhe kjo kurikul paraqet keto koncepte ne menyre te qarte e koncize. Qellimi kryesor i kesaj kurikule eshte te pajise studentet me informacionin e duhur mbi faktet dhe konceptet themelore te anatomise patologjike, e cila do te ndihmoje studentet per te kuptuar kliniken mjekesore, morfologjine e organeve dhe organizmit ne kushte patologjike.

Permbajtja e Lendes:

1.Tema 1 :Hyrje ne anatomine patologjike. Etiologjia , patogjeneza, ndryshimet morfologjike, ndryshimet funksionale dhe domethenia e tyre klinike.

2.Tema 2: Demtimi qelizor. Shkaqet, mekanizmat e demtimit. Demtimet e pakthyeshme, edema qelizore, nekroza, tipet e nekrozave, apoptoza. Lizozomet, autofagia dhe heterofagia. Grumbullimet brenda dhe jashteqelizore, steatoza, depozitimet e kolesterolit, depozitimet e proteinave, crregullimi i metabolizmit te bilirubines, depozitimet e kalciumit.

3.Tema 3: Pershtatja qelizore. Hiperplazia, hipertrofia, atrofia, metaplazia.

4.Tema 4: Inflamacioni akut. Shkaqet, mediatoret kimike te inflamacionit, ecuria e inflamacionit akut, format e inflamacionit akut.

5.Tema 5: Inflamacioni kronik dhe sherimi. Shkaqet, mediatoret kimike te inflamacionit, ecuria e inflamacionit kronik, format e inflamacionit kronik. Sherimi i plages operatore, defektet e procesit te sherimit.

6.Tema 6: Karakteristikat e pergjitheshme te tumoreve. Perkufizime, incidenca e tumoreve, struktura e tumoreve, klasifikimi i tumoreve, morfologjia makroskopike e tumoreve, nomenklatura e tumoreve, sjellja e tumoreve, pasojat klinike te tumoreve si dhe ndikimet e tyre ne organizem, prognoza e tumoreve, diagnostikimi i hershem i kancerit,etiologjia e tumoreve.

7.Tema 7: Tumoret. Tumoret epiteliale, tumoret me prejardhje nga mezenkima dhe rrjedhesit e saj, tumoret e indit lidhor fibroz, tumoret e indit dhjamor, tumoret e indit muskulor.

8.Tema 8: Tumoret. Tumoret e indit vaskular, tumoret e kockave, tumoret e indit sinovial, tumoret e sistemit nervor periferik, teratomat.

9.Tema 9: Crregullimet hemodinamike. Anatomia dhe fiziologjia e qarkullimit, hemorragjia, tromboza, hiperemia, embolia, infarkti, edema.

10.Tema 10: Patologjia e sistemit kardiovaskular. Semundja ishemike e zemres, infarkti i miokardit, semundjet inflamatore te zemres, endokarditi infektiv, miokarditi, perikarditi, semundja reumatizale kardiake, kardiomiopatite, hipertensioni arterial, ateroskleroza.

11.Tema 11: Patologjia pulmonare. Patologjia inflamatore infektive, bronkopneumonia, pneumonia lobare, pneumonia virale, tuberkulozi pulmonar, semundjet kronike obstruktive, emfizema, bronkiti kronik, astma, pneumokoniozat, tumoret e mushkerive, patologjia e pleures.

12.Tema 12: Patologjia e aparatit urinar. Semundjet glomerulare, semundjet tubulointersticiale, tumoret e veshkave, tumoret e vezikes urinare.

13.Tema 13: Patologjia e sistemit genital femeror. Patologjia e trupit te mitres dhe endometrit, patologjia e vezoreve, patologjia e gjirit.

14.Tema 14: Semundjet e heparit dhe te rrugeve biliare. Semundjet inflamatore te heparit, hepatitet, cirroza postnekrotike, hepatiti neonatal, , tumoret e heparit, semundjet inflamatore te fshikezes se temthit, tumoret e fshikezes se temthit.

15.Tema 15: Patologjia e sistemit hemopoetik. Anemia, policitemia, diatezat hemorragjike, patologjia e leukociteve, sindromet mieloproliferative.

16.Tema 16: Patologjia e sistemit endokrin. Diabeti i sheqerit, patologjia e hipofizes, patologjia e tiroides, patologjia e gjendres suprarenale, patologjia e pankreasit.

Seminare

1.Seminar nr. 1 Tema: Etiologjia , patogjeneza, ndryshimet morfologjike, ndryshimet funksionale dhe domethenia e tyre klinike. Demtimi qelizor. Demtimet e pakthyeshme,Grumbullimet brenda dhe jashteqelizore.

2.Seminar nr 2. Tema: Pershtatja qelizore. Hiperplazia, hipertrofia, atrofia, metaplazia.      Inflamacioni akut. Shkaqet, mediatoret kimike te inflamacionit, ecuria e inflamacionit                akut, format e inflamacionit akut.

3.Seminar nr 3. Tema: Inflamacioni kronik dhe sherimi. Karakteristikat e pergjitheshme te tumoreve.

4.Seminar nr 4 . Tema: Tumoret epiteliale, tumoret me prejardhje nga mezenkima dhe rrjedhesit e saj, tumoret e indit lidhor fibroz, tumoret e indit dhjamor, tumoret e indit muskulor, tumoret e indoit vaskular, tumoret e kockave, tumoret e indit sinovial, tumoret e sistemit nervor periferik, teratomat.

5.Seminar nr 5 . Tema: Crregullimet hemodinamike. Patologjia e sistemit kardiovaskular.

6.Seminar nr 6. Tema: Patologjia pulmonare. Patologjia e aparatit urinar .

7.Seminar nr 7. Tema: Patologjia e sistemit genital femeror. Semundjet e heparit dhe te rrugeve biliare.

8.Seminar nr 8. Tema: Patologjia e sistemit hemopoetik Patologjia e sistemit endokrin

Metodika e Mesimdhenies & Prevetesimi i njohurive:

Metodika baze e mesimdhenies eshte prezantimi i leksioneve ne auditor dhe konsultimet individuale me grupe te vogla studentesh. Gjate zhvillimit te leksioneve i jepet perparesi bashkebisedimit interaktiv me auditorin duke krijuar situata pyetje-pergjigje.

Frekuentimi i rregullt i leksioneve, ndjekja e vemendshme dhe parashtrimi i pyetjeve per lektorin per konceptet e paqarta, siguron pervetesim te mire te njohurive.

Per te patur rezultat ne pervetesimin e njohurive, studentet keshillohen qe te lexojne me kujdes informacionin e dhene ne tekstet baze dhe materialet ndihmese.

Keshillohen studentet te konsultojne skemat dhe figurat ne materialet perkatese.
Nenvizimi ne tekst i koncepteve baze dhe i koncepteve ende te paqarta.

Krijimi i grupeve te vogla te punes ne te cilat studentet sqarojne konceptet e paqarta me njeri-tjetrin, dhe perforcojne njohurite permes diskutimit me njeri tjetrin.

Studentet keshillohen te punojne individualisht me tekstin dhe literaturen ndihmese.
Sqarimi, sistemimi dhe kontrolli i njohurive te marra gjate seminareve.

a.    Leksione;   b.  Seminare c. Laboratore d. Praktika;   e. Konsultime f. Pune individuale


Detyrimet e Studenteve:

1. Studentet jane te detyruar te ndjekin se paku 70% te leksioneve
2. Studentet jane te detyruar te ndjekin 100% te seminareve. Mos pjesemarrja ne leksione e seminare e perjashton studentin nga provimi perfundimtar.
3. Studenti duhet te pranoje konseguencat kur nuk respekton detyrimet e studentit.

Vleresimi:


1. Vleresimi i njohurive te marra nga studenti do te behet me provimin perfundimtar, i cili zhvillohet me shkrim per 60 minuta
2. Vleresimi perfundimtar i njohurive te marra behet sipas kriterve me poshte.


 
Nota
 ECTS nota Suksesi pikë - % Përkufizimi
 10 A 91 – 100 % SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore
 9 B 81 – 90 % SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime
 8 C 71 – 80 % MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen
 7 D 61 – 70  % KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime
 6 E 51 – 60 % MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale
 5 FX 40 – 50 % DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet
 4 F 00 – 39 % DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet


Literature Themelore:

1.Alimehmeti M. Sina.N. Buba.M. Patologjia morfologjike. 2002
2. Subashi Sh.Haxhihyseni.E. Patologjia 1 dhe 2. 2004


Literature Plotesuese: