Deget e Studimit‎ > ‎Logopedi‎ > ‎Viti I‎ > ‎

Psikologji Mjekesore

Emri i Lendes:Psikologji Mjekesore
Fusha e Formimit:Disipline Baze
Pedagoget e Lendes:Besiana Xhani
Programi Studimor: DNP
Departamenti: I Lendeve Paraklinike
Viti/Sem: Viti I, Sem I    
Kredite/Ore:1.5 kredite, 37.5  ore
Kredite/ore ne auditor: 1.5 kredite , 18 ore    
Kredite/ore individuale: 1.5 kredite, 19.5 ore
Leksione:12 ore   
Seminare: 6 ore
Statusi i Lendes: E Detyrueshme  
Viti akademik: 2011- 2012

Qellimi:
Qëllimi i studimit  të Psikologjisë Mjekësore, është njohja e studentëve të infermierisë me  problemet  më të rëndësishme që  trajton ajo,  pervehtësimim me zell të të gjitha këtyre problemeve, në mënyrë që të bëhen të aftë për të vleresuar drejt kurdoherë dhe në cdo rrethanë se i semuri pothuajse gjithmone ka të drejtë dhe të bëjë maksimumin e përpjekjeve të veta , për t’i dhënë atij jo vetëm ndihmën e duhur mjekësore , por dhe ndihmën e duhur morale dhe shpirtërore për të cilën ka aq shume nevoje. Qënia njerëzore kur sëmuret dhe vihet në pozitat e një pacienti  të shqetësuar , të dëshpëruar, të izoluar, të pashpresë, në varësi të llojit dhe shkallës së përparimit të sëmundjes, mund të pësojë një seri ndryshimesh, të gjëndjes së vet shpirtërore që lidhen me emocionet, motivacionet, mendimet, personalitetin, etj. me të cilat studenti i infermierisë do të njihet gjatë studimit të këtij libri .  

Përmbajtja e Lëndës:
 Leksione
Tema 1.   Të dhëna të përgjithshme mbi Psikologjine e Pergjithshme dhe Mjekësore.  Zhvillimi i Psikologjisë si shkencë. C’është Psikologjia Biologjike.  Proceset perceptuese.  Ndijimi dhe Perceptimi.  Shqisat e njeriut . 
Tema 2.    Emocionet dhe Motivacionet.   Karakteristikat, zhvillimi dhe klasifikimi i emocioneve. Pëlqimi ndërpersonal. Komunikimi joverbal. Teoritë mbi motivacionet. Motivet  biologjike, stimuluese, të mësuara në shoqëri. 
Tema 3.   Reagimet emocionale të pacienteve, strategjitë e përshtatjes së tyre ndaj sëmundjes dhe detyrat e infermierit.  Ankthi, zemërimi dhe agresiviteti, hidhërimi, shpresa.  Strategjitë e adaptimit ndaj sëmundjes dhe detyrat e infermierit. 
Tema 4.  Ndërgjegjja njerëzore dhe gjendjet e ndryshuara të saj.   C’është ndërgjegjja njerëzore.   Gjumi dhe ëndrrat. Crregullimet  e gjumit. Drogat, hipnoza, meditimi , bioinformacioni. 
Tema 5.   C’është të mesuarit.    Të mësuarit nëpërmjet kushtëzimit klasik, kushtëzimit veprues dhe të mësuarit konjitiv.  Zbatimet e tyre  në praktike  në jetën e përditshme.
Tema 6.   Proceset konjitive. Gjuha dhe Inteligjenca. C’ është konjicioni. Teoritë e zhvillimit gjuhësor. Teoritë mbi inteligjencën, matja e saj, ekstremet e inteligjencës. Kujtesa njerëzore, llojet e kujtesës, biologjia e kujtesës, masat për përmirësimin e saj.  Harresa, teoritë mbi harresën.
Tema 7.   Paralindja, Foshnjëria, Fëmijeria, Adoleshenca, normale dhe si pacientë të mjëkësisë. Zhvillimi i paralindjes ose prenatal, zhvillimi foshnjor ose 2 vitet e para të jetës, zhvillimi feminor ( 2 – 11 vjec). Përcaktimi i moshës së adoleshencës, teoria e Erik Eriksonit për zhvillimin  psikosocial. Aspektet psikologjike të këtyre moshave si pacientë të mjekësisë.  
Tema 8.  Aspekte psikologjike të Moshës së Rritur të Vonët, normale dhe si pacientë të mjekësisë . Të dhëna të përgjithshme mbi të moshuarit. C’është plakja, teoritë e plakjes, inteligjenca tek të moshuarit. Të moshuarit si pacientë të klinikave mjekësore.  
Tema 9.   Personaliteti i njeriut normal, si pacient i mjëkësisë dhe crregullimet e personalitetit.  Zhvillimi i mendimit shkencor mbi personalitetin,   teoritë mbi personalitetin.  Karakteristikat e llojeve kryesore të temperamenteve, si paraqiten ato si pacientë të mjekësisë.
Tema 10.   Stresi dhe Përshtatja ndaj stresit. Përkufizimi i Stresit dhe i Përshtatjes. Shkaqet e stresit, reagimet ndaj stresit.   Psikologjia e shëndetit. Teknikat e pershtatjes.       
Tema 11.  Përkufizimi, modelet e studimit dhe klasifikimi i sjelljeve anormale.  Crregullimet e gjëndjes shpirtërore, depresioni madhor dhe gjendja maniko – depresive. Skizofrenia.  Crregullimet somatoforme dhe të shkeputjes, crregullimet mendore organike, crregullimet seksuale.  
Tema 12.   Trajtimi i njerëzve me probleme psikologjike. Historiku i trajtimit të sjelljeve anormale.  Terapia e kthjellimit psiqik, terapia me klientë të qëndërzuar, terapia geshtaltiste, terapia bihejvioriste, terapia në grup.

Seminare
Tema 1.   Të dhëna të përgjithshme mbi Psikologjinë e Përgjithshme dhe Mjekësore. Emocionet dhe Motivacionet. Karakteristikat, zhvillimi dhe klasifikimi i emocioneve.  Teoritë mbi motivacionet. Motivet  biologjike, stimuluese, të mësuara në shoqëri.
Tema 2.   Reagimet emocionale të pacientëve ndaj sëmundjes, strategjitë e përshtatjes ndaj saj dhe detyrat e infermierit. Ndergjegjja njerezore dhe gjendjet e ndryshuara te saj. Gjumi dhe ëndrrat. Crregullimet  e gjumit. Drogat , hipnoza, meditimi , bioinformacioni.
Tema 3.  Të mësuarit nëpërmjet kushtëzimit klasik, veprues dhe konjitiv.  Zbatimet e tyre  në praktike  në jetën e përditshme. Proceset konjitive.Gjuha dhe Inteligjenca. Teoritë e zhvillimit gjuhësor. Teoritë mbi inteligjencën, matja e saj, ekstremet e inteligjencës. Kujtesa njerëzore, llojet e kujtesës, biologjia e kujtesës, masat për përmirësimin e saj.  Harresa, teoritë mbi harresën.
Tema 4.    Aspekte psikologjikë të zhvillimit të moshave njerëzore të ndryshme, normale dhe si pacientë të mjekesisë.    Paralindja, Foshnjëria, Fëmijeria, Adoleshenca, normale dhe si pacientë të mjekësisë Të dhëna të përgjithshme mbi të moshuarit. C’është plakja, teoritë e plakjes, inteligjenca tek të moshuarit. Të moshuarit si pacientë të klinikave mjekësore.
Tema 5.    Personaliteti i njeriut normal dhe si pacient i mjekësisë ,   teoritë mbi personalitetin.  Karakteristikat e llojeve kryesore të temperamenteve, si paraqiten ato si pacientë të mjekësisë. Stresi dhe Përshtatja ndaj tij. Shkaqet e stresit, reagimet ndaj stresit. Teknikat e përshtatjes.   
Tema 6.   Sjelljet anormale. Përkufizimi, modelet e studimit dhe klasifikimi i sjelljeve anormale. Trajtimi i njerëzve me probleme psikologjike. Terapia e kthjellimit psiqik, terapia me klientë të qëndërzuar, terapia geshtaltiste, terapia bihejvioriste, terapia ne grup.

Metodika e Mesimdhenies & Prevetesimi i njohurive:
a. Leksione    b.  Seminare    c. Laboratore   d. Praktika   e. Konsultime  f. Pune individuale 

Raporti leksione / seminare do te jete 2/1. Gjate programit do te zhvillohen disa konsultime si dhe do te kryhet pune individuale me studente te vecante. 

Detyrimet e Studenteve
  • Studenti duhet te frekuentoje 75% te leksioneve  &  75% te seminareve :  12 leksione / 6 seminare.
  • Nese studenti mungon  ne mbi 25 % te seminareve studenti nuk futet ne provim.
  • Nese studenti mungon ne me pak se 25% te seminareve studenti duhet t’i shlyeje mungesat para provimit.
  • Studenti duhet te jete aktiv gjate ores se seminarit.
  • Studenti duhet te bashkepunoje ne grup.
  • Te zhvillojne ne menyre te pavarur detyrat e dhena gjate seminareve. 
Vleresimi:
 Kontrolle  periodike gojore ne oren e seminarit.
 1 kontroll me shkrim gjate semestrit.
 Me provim ne fund te semestrit  me shkrim.
 Piket maximale qe duhet te grumbulloje studenti jane 100.  
 80% - 100% provimi ne fund , 0 % - 20% vleresimi gjate semestrit. 

Nota

ECTS nota

Suksesi pikë - %

Përkufizimi

10

A

91 – 100 %

SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime te vogla

9

B

81 – 90 %

SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime

8

C

71 – 80 %

MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen

7

D

61 – 70  %

KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime

6

E

51 – 60 %

MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale

5

FX

40 – 50 %

DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet

4

F

00 – 39 %

DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet


Literature Themelore:
Psikologjia,  Etika ,  Deontologjia Mjekesore. Tekst per Fakultetin e Infermierise. 
Autoret :   GJ .Aleksi ,  P.Prifti,  V. Murzaku,   Tirane 2003

Literature Plotesuese:
T.F. Pettijohn.    Psikologjia – botimi i dyte.  1996
P.Nushi .  Psikologjia e Pergjithshme ,     1995




Comments