Deget e Studimit‎ > ‎Infermieri‎ > ‎Viti I‎ > ‎

Fiziologji e Njeriut

Emri i Lëndës: Fiziologji e Njeriut
Fusha e Formimit: Disiplinë bazë
Pedagogët e Lëndës:Dr. Floreta KURTI,  Dr. Yllka THEMELI
Programi Studimor: DNP
Departamenti:i  Lëndëve Paraklinike
Viti/Sem: I  / I   
Kredite/Orë në total:  2 / 50
Kredite/orë në auditor:  2 / 24   
Kredite/orë individuale: 2 / 26
Leksione: 16   
Seminare: 8
Statusi i Lëndës: E detyrueshme   
Viti akademik: 2011 - 2012

Qëllimi:

Fiziologjia  është shkenca që studion funksionet e organeve, sistemeve dhe në tërësi të të gjithë organizmit të njeriut në kushte normale, dhe kjo kurrikul paraqet këto koncepte në mënyrë të qartë e konçize. Qëllimi kryesor i  kësaj kurrikule është të pajisë studentët me informacionin e duhur mbi faktet dhe konceptet themelore të fiziologjisë mjekësore, e cila do të ndihmojë studentët për të kuptuar klinikën mjekësore, funksionimin e organeve dhe organizmit në kushte normale dhe në kushte patologjike.  Një pjesë e kësj kurrikule i është dedikuar fiziologjisë së aplikuar. Kjo do të ndihmojë studentët  të kuptojë mekanizmat fiziologjikë të cilët shpjegojnë një sërë problemesh klinike.

Përmbajtja e Lëndës:

Fiziologjia e membranës

Tema 1: 
Hyrje në fiziologji. Organizimi funksional i trupit të njeriut dhe kontrolli i “mjedisit të brendshëm”. Komunikimi ndërqelizor dhe mediatorët kimikë. Homeostaza, kontrolli  feed-back (+) dhe feed-back (-), termorregullimi, hypo dhe hipertermia.


Tema 2:
Qeliza, ndërtimi dhe funksionet e saj. Elektrofiziologjia e membranes qelizore, funksionet e saj. Transporti i joneve dhe molekulave përmes   membranës qelizore. Transportet aktive dhe pasive.


Tema 3:
Potencialet membranore dhe Potencialet e veprimit. Potenciali membranor i qetësisë dhe origjina e tij, potenciali i ekuilibrit për një jon të caktuar, potenciali i veprimit dhe mekanizmi i lindjes së tij. Fenomeni i pragut.


Tema 4:
Muskujt, fiziologjia e muskujve skeletikë. Anatomia  funksionale e sarkomerit,

Tkurrja e muskujve skeletikë, Nxitja (stimulimi )  e muskulit skeletik. Transmetimi  neuromuskular dhe çiftimi eksitim-tkurrje, roli i Ca++, veçoritë e muskulaturës së lëmuar.

Fiziologjia e Sistemit Nervor

Tema 5:
Organizimi i Sistemit Nervor; Nervat, sinapset dhe substancat neurotransmetuese. Veçoritë e qelizave nervore në SNQ dhe SNP, përcjellshmëria e impulseve nervore përmes fibrave nervore me dhe pa mielinë.


Tema 6:
Sistemi somatosensor, receptorët ndijorë, receptorët e prekjes, pozicionit, dhimbjes, temperaturës, qarqet neuronale të procesimit të informacionit.  Rruga ndijore e transmetimit të ndjeshmërisë somatike në SNQ, lemnisku medial dhe ai lateral, dhimbja e referuar, analgjezia.


Tema 7:
Funksionet motore të palcës së kurrizit. Palca kurrizore si qendër reflektore dhe si organ i përcimit, reflekset muskulo-tendinoze dhe kutane. Harku reflektor monosinaptik (reflexi patelar) dhe polisinaptik. Prerja transversale e palcës, shoku spinal.


Tema 8:
Funksionet e trurit, lëvizja dhe çrregullimet e tyre. Korteksi cerebral, Hemisferat e trurit, specializimi i hemisferave, fushat somestezike ( homunculus somatosensorius),  korteksi motor dhe traktet kortikopinale. Cerebelumi, ganglionet bazale,sistemi limbik, hipotalami. Funksionet intelektuale të trurit, të mësuarit, kujtesa, sjellja motivacionele, emocionet. Gjendjet e aktivitetit të trurit, gjumi, valët e trurit. Rregjistrimi grafik i veprimtarisë elektrike të trurit (EEG)


Tema 9:
Sistemi nervor autonom.  Medula e mbiveshkores


Tema 10:
Ndijimi special; Sistemi optik dhe sistemi auditiv. Sistemi i pamjes, ndërtimi i retinës, rrugët pamore centrale, fushat pamore. Sistemi auditiv, veshi i mesëm,veshi i brendshëm, rrugët auditive centrale, fushat dëgjimore. Të shijuarit, nuhatja


Fiziologjia e gjakut

Tema 11:
Përbërja dhe funksionet e gjakut. Rruazat e kuqe të gjakut, formimi i hemoglobinës, metabolizmi i hekurit. Anemia, policitemia.


Tema 12:
Rezistenca e organizmit ndaj infeksionit: I. Leukocitet, granulocitet, monocitet - sistemi makrofageal, dhe inflamacioni. Rezistenca e organizmit ndaj infeksionit: II. Imuniteti dhe alergjia. Imuniteti i lindur dhe ai i fituar.


Tema 13:
Hemostaza dhe qarkullimi i gjakut. Grupet e gjakut O-A-B dhe Rh.


Fiziologjia e veshkës

Tema 14:
Veshkat, funksionet e tyre në ruajtjen e homeostazës, anatomia funksionale e veshkës, veçoritë e qarkullimit të gjakut në veshkë. Filtrimi glomerular si hapi i parë i formimit të urinës.


Tema 15:
Formimi i urinës në veshka, procesimi tubular i filtratit glomerular. Reabsorbimi she sekretimi në pjesë të ndryshme të nefronit.

 
Tema 16:
Kontrolli i lëngjeve të trupit dhe elektroliteve. Hollimi dhe përqendrimi i urinës. Roli i veshkës në rregullimin e osmolaritetit dhe vëllimit të lëngut jashtëqelizor. Eleminimi i Na, Ca, K, Cl, ujit dhe  përqendrimi i hidrogjenit.  Acidoza dhe alkaloza metabolike. Urinimi.


Seminare

1.Seminar nr. 1
Tema: Organizimi funksional i trupit të njeriut,  kontrolli i “mjedisit të brendshëm” & Qeliza, ndërtimi dhe funksionet e saj. Elektrofiziologjia e membranes qelizore, funksionet e saj.


2.Seminar nr. 2
Tema:  Potencialet membranore dhe Potencialet e veprimit &Muskujt, fiziologjia e muskujve skeletikë.


3.Seminar nr. 3
Tema: Organizimi i Sistemit Nervor; Nervat, sinapset dhe substancat neurotransmetuese & Sistemi somatosensor, receptorët ndijorë.


4.Seminar nr. 4
Tema: Funksionet motore të palcës së kurrizit. Palca kurrizore si qendër reflektore dhe si organ i përcimi & Funksionet e trurit, lëvizja dhe çrregullimet e tyre.


5.Seminar nr. 5
Tema: Sistemi nervor autonom Sistemi nervor autonom & Ndijimi special; Sistemi optik dhe sistemi auditiv.


6.Seminar nr. 6
Tema: Përbërja dhe funksionet e gjakut & Rezistenca e organizmit ndaj infeksionit:


7.Seminar nr. 7
Tema: Hemostaza dhe qarkullimi i gjakut & Veshkat, funksionet e tyre në ruajtjen e homeostazës, anatomia funksionale e veshkës


8.Seminar nr. 8
Tema: Formimi i urinës në veshka, procesimi tubular i filtratit glomerular &  Kontrolli i lëngjeve të trupit dhe elektroliteve. Hollimi dhe përqendrimi i urinës


Metodika e Mësimdhënies & Përvetësimi i njohurive:

Metodika bazë e mësimdhënies është prezantimi i leksioneve në auditor dhe konsultimet individuale me  grupe të vogla studentësh. Gjatë zhvillimit të  leksioneve,  inkurajohet fort bashkëbisedimi interaktiv me auditorin, duke krijuar situata pyetje-përgjigjie.
Frekuentimi i rregullt i leksioneve, ndjekja e vëmendshme dhe parashtrimi i pyetjeve për lektorin për konceptet e paqarta, siguron përvetësim të mirë të njohurive.
Për të patur rezultat në përvetësimin e njohurive, studentët këshillohen që të lexojnë me kujdes informacionin e dhënë në tekstet bazë dhe materialet ndihmëse.
Këshillohen studentët të konsultojë skemat dhe figurat në materialet përkatëse.
Nënvizimi në tekst i koncepteve bazë, dhe i koncepteve ende të paqarta.
Krijimi i grupeve të vogla të punës, në të cilat studentët sqarojnë konceptet  e paqarta me njëri-tjetrin, dhe përforcojnë njohuritë përmes diskutimit me njëri-tjetrin.
Studentët këshillohen të punojnë individualisht me tekstin dhe literaturën ndihmëse.
Sqarimi, sistemimi dhe kontrolli i njohurive të marra gjatë seminareve.

a.    Leksione;   b.  Seminare c. Laboratore d. Praktika;   e. Konsultime  f. Punë individuale

Detyrimet e Studentëve:

1.  Studentët janë të detyruar të ndjekin së paku 70% të leksioneve.

2. Studentët janë të detyruar të ndjekin 100% të seminareve. Mos pjesëmarrja në leksione e seminare e përjashton  studentin nga provimi përfundimtar.

3.  Studenti duhet të pranojë konseguencat kur nuk respekton detyrimet e studentit.

Vlerësimi:

1. Vlerësimi i njohurive të marra nga studenti  do të bëhet me dy quize në çdo semestër, dhe Provimin përfundimtar.  Provimi përfundimtar do të zhvillohet me shkrim dhe/ ose me gojë 60 min.
2. Data e zhvillimit të qiuz-eve lajmërohet  që më parë.
3. Vlerësimi përfundimtar i njohurive të marra bëhet sipas kritereve më poshtë.


 
Nota
 ECTS nota Suksesi pikë - % Përkufizimi
 10 A 91 – 100 % SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore
 9 B 81 – 90 % SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime
 8 C 71 – 80 % MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen
 7 D 61 – 70  % KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime
 6 E 51 – 60 % MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale
 5 FX 40 – 50 % DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet
 4 F 00 – 39 % DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet


Literaturë Themelore:


1.Çakërri et al. Bazat e Fiziologjisë së njeriut. 2007.

2.Kurti, F, Themeli Y. Scipt leksionesh të Fiziologjisë së njeriut (handout).

3. Guyton & Hall. Textbook Of  Medical Physiology. 11th edition,

Literaturë Plotesuese:

1. Seeley, Stephens, Tate. Anatomy & Physiology. International Edition. McGraw-Hill Companies, 2003
2.  Agamemnon Despopulos, Stephan Silbengal. Color Atlas of Physiology. 5th edition, Thieme, 2003.

3. Robert M. Berne, Mthew N. Levy. Physiology. 4th edition, Mosby, 1998.

4. Best and Taylor’s. Physiological Basis of Medical Practice. 12th edition, 1990.

5. Linda S. Costanco. Physiology second edition 2006.

6. Laurelee Sherwood. Fundamentals of Physiology, third edition 1995.

7. Walter. Born. Medical Physiology, 2003. Herve Gueenard. Physiologie Humaine. Editions Pradel, Paris 1991.