Deget e Studimit‎ > ‎Imazheri‎ > ‎Viti III‎ > ‎

Etike Deontologji Mjekesore

Emri i Lendes: ETIKE  DEONTOLOGJI  MJEKESORE
Fusha e Formimit:  DISIPLINE  BAZE
Pedagoget e Lendes: Brizida Refatllari  ( Master )
Programi Studimor:  DNP
Departamenti: I  LENDEVE   PARAKLINIKE
Viti/Sem: III  /I
Kredite/Ore:2 /  50
Kredite/ore ne auditor: 2 / 24
Kredite/ore individuale: 2 / 26
Leksione:  16    
Seminare:  8
Statusi i Lendes: E   DETYRUESHME              
Viti akademik: 2011-2012

Qellimi:


Qellimi i studimit eshte njohja e problemeve kryesore me te cilat merret Etika dhe Deontologjia Mjekesore, njohja e te cilave do t’i ndihmoje studentet per te ushtruar ne menyre sa me korrekte profesionin e tyre te nderuar, me qellim qe te shmangen sa me shume shkeljet apo gabimet mjekesore, si dhe  per te zgjidhur me sukses situatat e pasigurta etike , para te cilave ata mund te vihen ne jete.


Permbajtja e Lendes:


Leksione     
                                                  
1.   Te dhena te pergjithshme mbi Etiken dhe Deontologjine Mjekesore. Perkufizimi i Etikes dhe Deontologjise Mjekesore. Bioetika si emertim i ri i EDM-se.Disa nga problemet kryesore qe trajton EDM-ja dhe rendesia e tyre.                                                   
2.   Legjislacioni ne fushen e EDM-se ,  llojet e tij  ne fushen e EDM-se ne vendin tone, legjislacioni nderkombetar dhe legjislacioni kombetar.  Organet zbatuese te legjislacionit ne fushen e EDM-se.                                                                                                        
 3.   Problemet etiko-juridike mbi sekretin mjekesor .  Kuptimi etiko-juridik mbi te fshehten mjekesore .Llojet e te fshehtave mjekesore, e fshehta mjekesore e pergjithshme, ndaj opinionit publik, ndaj pacientit.   Mosrespektimi i sekretit mjekesor .                            
4.  Etika mjekesore ne mjediset ambulatore dhe spitalore . Figura etike dhe profesionale e mjekut dhe infermierit. Etika mjekesore lidhur me pacientet, marredheniet midis njeriut te shendetesise , pacienteve e familjareve te tyre. Kriteret kryesore te percaktuara ne deklaraten e Lisbones mbi te drejtat e pacientit.
5.   Kunderveprimet e pacienteve ndaj semundjes se tyre.  Stadet neper te cilat kalon nje njeri i shendetshem kur semuret, ose stadet e periudhes se tranzicionit. Nevojat kryesore emocionale te te semurit ose nevojat nderpersonale per pranim , per kontroll, per afeksion  dhe detyrat e infermierit ndaj pacienteve.
6.   Dhembja dhe detyrat e infermierit ne pacientet qe kane dhembje. Ndryshimet midis dhimbjes akute dhe kronike. Mekanizmat neurofiziologjike te dhimbjes.Metodat jofarmakologjike te perdorura nga infermieri per qetesimin e dhimbjes.
7.    Etika mjekesore ne vendosjen e diagnozes.  Etika mjekesore per te semuret qe jane duke vdekur. Konceptet etiko-juridike mbi gabimin dhe fatkeqesine mjekesore.
8.   Shkeljet ne fushen e EDM-se dhe qendrimi i kodit tone deontologjik e penal kunder tyre.  Kuptimi etiko-ligjor i shkeljeve mjekesore. Pakujdesia mjekesore dhe Krimi mjekesor  ( Dashja kriminale).                                                                                                             9.   Eksperimenti mjekesor ne njerez. , llojet e eksperimentit mjekesor,problemet etike ne lidhje me te, konsenti, rreziqet dhe perfitimi nga eksperimenti human, garancite e nevojshme per kryerjen e ketyre provave, konfliktet qe lindin midis respektit te personit dhe parimeve te drejtesise dhe mireberesise. Transplantimi klinik, problemet etike ne lidhje me te.
10.   Eutanazite. Eutanazia pasive ,  aspektet etiko-juridike te eutanazise pasive, testamenti i jetes ose biologjik.  Eutanazia aktive, argumentet mbi mospranimin e eutanazise aktive.                                                                                                                 11.  Aspektet etiko- juridike mbi vetevrasjet.  Refuzimi i mjekimit, teprimi terapeutik, gjendjet vegjetative,  mjekimet paliative. Problemet etike ne lidhje me to. Etika mjekesore per rastet e urgjences dhe tek te semuret rende.
12.   Dhuna me baze gjinore , si nje fenomen shqiptar e  mbare boteror .Perkufizimi dhe llojet e dhunes me baze gjinore.  Perkufizimi i abuzimit seksual tek femijet, perkufizimi i dhunes familjare, perdhunimi seksual.  Konteksti ligjor shqiptar per dhunen me baze gjinore. 

Seminare

Seminar nr.1  

Te dhena te pergjithshme mbi Etiken dhe Deontologjine Mjekesore. Perkufizimi i Etikes dhe Deontologjise Mjekesore. Bioetika si emertim i ri EDM-se..                                                   Legjislacioni ne fushen e EDM-se ,  llojet e tij  ne fushen e EDM-se ne vendin tone, legjislacioni nderkombetar dhe legjislacioni kombetar.  Organet zbatuese te legjislacionit ne fushen e EDM-se.
                                                                                                                          Seminar nr.2
 
Problemet etiko-juridike mbi sekretin mjekesor . Llojet e te fshehtave mjekesore, e fshehta mjekesore e pergjithshme, ndaj opinionit publik, ndaj pacientit. Mosrespektimi i sekretit mjekesor . Etika mjekesore ne mjediset ambulatore dhe spitalore  Kriteret kryesore te percaktuara ne deklaraten e Lisbones mbi te drejtat e pacientit.


Seminar  nr.3. 

Kunderveprimet e pacienteve ndaj semundjes se tyre.  Stadet neper te cilat kalon nje njeri i shendetshem kur semuret, ose stadet e periudhes se tranzicionit.  Nevojat kryesore emocionale te te semurit ose nevojat nderpersonale per pranim , per kontroll, per afeksion  dhe detyrat e infermierit ndaj pacienteve.  Dhembja dhe detyrat e infermierit ne pacientet qe kane dhembje.Metodat te perdorura nga infermieri per qetesimin e dhimbjes.


Seminar  nr. 4  

Etika mjekesore ne vendosjen e diagnozes. Etika mjekesore per te semuret qe jane duke vdekur.     Konceptet etiko-juridike mbi gabimin dhe fatkeqesine mjekesore. Shkeljet ne fushen e EDM-se dhe qendrimi i kodit tone deontologjik e penal kunder tyre.Kuptimi etiko-ligjor i shkeljeve mjekesore. Pakujdesia mjekesore dhe Krimi mjekesor  ( Dashja kriminale).   
                                                                                                 

Seminar nr. 5.  

Eksperimenti mjekesor ne njerez, problemet etike ne lidhje me te, konsenti, rreziqet dhe perfitimi nga eksperimenti human, garancite e nevojshme per kryerjen e ketyre provave.Transplantimi klinik, problemet etike ne lidhje me te.  Eutanazite. Eutanazia pasive ,  aspektet etiko-juridike te eutanazise pasive, testamenti i jetes ose biologjik.  Eutanazia aktive, argumentet mbi mospranimin e eutanazise aktive.
 

Seminar nr. 6 

Aspektet etiko- juridike mbi vetevrasjet.Refuzimi i mjekimit, teprimi terapeutik, gjendjet vegjetative,  mjekimet paliative. Problemet etike ne lidhje me to. Etika mjekesore per rastet e urgjences dhe tek te semuret rende.

Dhuna me baze gjinore , si nje fenomen shqiptar e  mbare boteror .Perkufizimi dhe llojet e dhunes me baze gjinore.Konteksti ligjor shqiptar per dhunen me baze gjinore. 
   

Metodika e Mesimdhenies & Prevetesimi i njohurive

a.    Leksione;   b.  Seminare c. Laboratore d. Praktika;   e. Konsultime f. Pune individuale

Raporti leksione / seminare do te jete 2/1. Gjate programit do te zhvillohen disa konsultime si dhe do    te kryhet pune individuale me studente te vecante.

Detyrimet e Studenteve:

Studenti duhet te frekuentoje 75% te leksioneve  &  75% te seminareve :  12 leksione / 6 seminare.
Nese studenti mungon  ne mbi 25 % te seminareve, studenti nuk futet ne provim.
Nese studenti mungon ne me pak se 25% te seminareve, studenti duhet t’i shlyeje mungesat para provimit.
Studenti duhet te jete aktiv gjate ores se seminarit.
Studenti duhet te bashkepunoje  ne grup.
Te zhvilloje ne menyre te pavarur detyrat e dhena gjate seminareve

Vleresimi:

Kontrolle periodike gojore ne oren e seminarit .
1 kontroll me shkrim gjate semestrit.
Me provim ne fund te semestrit  me shkrim.
Piket maksimale qe duhet te grumbulloje studenti jane 100. 
80% - 100% provimi ne fund,  0 % - 20% vleresimi gjate semestrit.


 
Nota
 ECTS nota Suksesi pikë - % Përkufizimi
 10 A 91 – 100 % SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore
 9 B 81 – 90 % SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime
 8 C 71 – 80 % MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen
 7 D 61 – 70  % KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime
 6 E 51 – 60 % MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale
 5 FX 40 – 50 % DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet
 4 F 00 – 39 % DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet



 Literature Themelore:


 Psikologjia , Etika , Deontologjia Mjekesore .   Tekst per Fakultetin e Infermierise
 Autoret  Gjergji.M. Aleksi, Pirro Prifti,  Vetima Murzaku,      Tirane 2003

B.Cipi.S.Meksi.   Etika dhe Deontologjia Mjekesore.    2005  

 

Literature Plotesuese:


Nursing ethics ( fifth edition) Ian E Thompson, Kath Melia, Kenneth M Boyd, Dorothy Horsburdh 2006
Miria, S, Sab,  V (1999)  Grate , viktima te shume abuzimeve ( dhuna , prostitucioni dhe trafikimi) 
Materiale nga interneti