Deget e Studimit‎ > ‎Imazheri‎ > ‎Viti II‎ > ‎

Parimet fizike te instrumentave mjeko - nukleare

Emri i Lendes: Parimet Fizike të Instrumentave Mjeko-Nukleare
Fusha e Formimit: Disiplinë Formim Bazë
Pedagoget e Lendes: Niko Hyka
Programi Studimor: Bachelor
Departamenti: Lëndëve Paraklinike
Viti/Sem: II-të / II-të 
Kredite/Ore: 3ECTS/ 36 orë
Kredite/ore ne auditor: 3 ECTS / 36 orë 
Kredite/ore individuale: 36 orë
Leksione: 24 orë 
Seminare: 12 ore
Statusi i Lendes: E detyrueshme 
Viti akademik: 2011- 2012

Qëllimi i lëndës:
Disiplina "Parimet Fizike të Instrumentave Mjeko-Nukleare", që zhvillohet nga studentët e programit të studimit, DNP në "Teknik Imazherie"  është në vijimësi të lëndës "Hyrje në Bioimazhe", dhe ka si synim kryesor të përgatisë studentët me njohuritë themelore të parimit dhe funksionimit të instrumentave dhe sistemeve mjekësore që përdoren gjerësisht në teknika kryesore të imazherisë diagnostikuese. Gjithashtu, një pjesë e mirë e lëndës i dedikohet mjekësisë bërthamore dhe teknikave që ajo përdor në diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Një synim tjetër mjaft i rëndësishëm është të dhënit tek studentët njohuritë më të plota të të gjitha teknikave të marrjes së imazheve numerike, duke përfshirë edhe ato më të fundit si p.sh imazheria me anën e rezonanës magnetike, në mënyrë që studentët të jenë mjaft të qartë dhe të sigurtë në përzgjedhjen e teknikës më të mirë të përftimit të imazheve numerike diagnostikuese. 

Rezultatet që priten: 
Në përfundim të kësaj lënde, studentët do të kenë informacionin e nevojshëm mbi të gjitha instrumentat dhe pajisjet që përdoren në përftimin e imazheve diagnostikuese. Do të njohin plotësisht të gjitha teknikat që përdoren në mjekësi si dhe do të kenë njohuri të mjaftueshme të zbatimeve të mjekësisë bërthaore.

Përmbajtja e Lëndës:

HYRJE
KAPITULLI 1. Ndërtimi i bërthamës, Forcat bërthamore dhe nivelet energjitike, Klasifikim i bërthamave, Qëndrueshmëria e bërthamës, Radioaktiviteti dhe zbërthimet radioaktive, spini bërthamor dhe momenti magnetik i bërthamës, 

KAPITULLI 2. Prodhimi artificial i radiobërthamave, bashkimi dhe ndarja e bërthamave, ciklotroni, gjeneratorët e prodhimit  të radiobërthamave, Mo -99/Tc-99 m, 131I.

KAPITULLI 3. Radiofarmaceutikët (RF), RF idealë, kitet dhe prodhimi i tyre, Mekanizmat e lokalizimit të RF, 

KAPITULLI 4. IMAZHERIA BËRTHAMORE
Gjurmuesit dhe shënjuesit dhe prodhimi i rodioelementeve që përdoren në imazherinë bërthamore, gama-kamera, kolimatori, dedektori shintilues dhe elementë të tij, Përftimi i imazheve me anën e IB, cilësia e tyre,.

KAPITULLI 5. FUNKSIONIMI DHE PËRFTIMI I IMAZHEVE ME ANËN E IB
Ekzaminimet Shintigrafike, imazhet statike, sekuenca dinamike, Tomoshintigrafia me foton te vetëm (SPECT), Dedektorët e posaçëm të pozitroneve, dedektimi i pozitroneve me gama-kamer të zakonshme, përparësitë dhe rreziqet e IB.

KAPITULLI 6. MJEKËSIA BËRTHAMORE, 
Radioterapia, Radioterapia e jashtme nëpër  lëkurë (RTJNL) dhe faktorët e ndikimit të rrezatimit, faktori hapësinor, faktori kohor, faktorët adxhuvantë,  prodhimi i rrezatimeve për RTJNL, Metodologjia e trajtimeve në radioterapi, rreziqet e RTJNL.

KAPITULLI 7. KYRITERAPIA 
Kyriterapia me burime radioaktive të mbyllura, Kyriterapia me burime radioaktive jo te mbyllura, Kyriterapia me burime të mbyllura selektive dhe jo selektive dhe trajtimet që kryhen, Administrimi i lëndëve radioaktive në Kyriterapi, rreziqet e përdorimit të Kyriterapisë. 

KAPITULLI 8. IMAZHERIA ME ANËN E REZONANCËS MAGNETIKE 
Dukuria e rezonancës magnetike bërthamore, fusha magnetike dhe momenti magnetik, vetitë magnetike të bërthamave, Rezonanca magnetike, dukuritë e relaksasionit, relaksasioni tërthor dhe gjatësor, sekuencat e impulsve në RM, sekuenca SR, sekuenca SE, sekuenca IR, sekuenca e ekos së gradientit

KAPITULLI 9. PARIMI I FUNKSIONIMIT TË IRM
Origjina e kontrastit natyror në IRM, Lëndët e kontrastit në IRM, Zgjedhja e prerjes Z, Lokalizimi i origjinës së sinjalit, kodifikimi i abshisës X nga frekuenca e sinjalit, kodifikim i ordinatës nga faza e sinjalit, sekuencat e shpejta dhe ultra të shpejta, imazhet jo tërthore.

KAPITULLI 10. DISPOZITIVËT E IRM DHE CILËSIA E IMAZHEVE IRM
Realizimi i fushës magnetike të përhershme, realizimi i gradientëve të fushës magnetike, realizimi i antenave të nxitjes dhe marrjes, rezolucioni hapësinor dhe në intesitet, IRM e flukseve, IRM funksionale, Spektrometria e RMN në kohë reale, Përparësitë dhe rreziqet e IRM

Seminare
Seminar nr.1. Ushtrime, përsëritje të Fizikës bërthamore 
Seminar nr.2. Prodhimi artificial i radiobërthamave, bashkimi dhe ndarja e bërthamave,  Mo -99/Tc-99 m.
Seminar nr.3. Radiofarmaceutikët (RF), Mekanizmat e lokalizimit të RF, 
Seminar nr. 4. Gama-kamera, kolimatori, dedektori shintilues dhe elementë të tij, Përftimi i imazheve me anën e IB,  
Seminar nr. 5. Ekzaminimet Shintigrafike, Tomoshintigrafia 
Seminar nr. 6. Radioterapia
Seminar nr. 7. Kyriterapia me burime radioaktive të mbyllura,
Seminar nr. 8. Metodologjia e trajtimeve në radioterapi dhe kyriterapi, rreziqet e MB.
Seminar nr. 9. Dukuria e rezonancës magnetike bërthamore, fusha magnetike dhe momenti magnetik, vetitë magnetike të bërthamave, Rezonanca magnetike, dukuritë e relaksasionit.
Seminar nr. 10. Lokalizimi i origjinës së sinjalit, kodifikimi i abshisës X nga frekuenca e sinjalit, kodifikim i ordinatës nga faza e sinjalit, sekuencat e shpejta dhe ultra të shpejta, imazhet jo tërthore.
Seminar nr. 11. Origjina e kontrastit natyror në IRM, Lëndët e kontrastit në IRM, Realizimi i fushës magnetike të përhershme, realizimi i gradientëve të fushës magnetike, realizimi i antenave të nxitjes dhe marrjes
Seminar nr. 12. Rezolucioni hapësinor dhe në intesitet, IRM e flukseve, IRM funksionale, Spektrometria e RMN në kohë reale, Përparësitë dhe rreziqet e IRM

Metodika e Mësimdhënies & Përvetësimi i njohurive:
Disiplina "Parimet fizike të instrumentave mjeko-nukleare", do zhvillohet në Leksione dhe Seminare në raportin 2/1. Do të kryhen gjithashtu vizita në QSUT”, për të parë nga afër aplikimin e teknikave të ndryshme në mjekësi për marrjen e imazheve diagnostikuese e cila do të realizohet nga praktika që u është vënë në disopzicion të studentëve të këtij kursi. Gjatë zhvillimit të lëndës do të kryhet 1 provim i pjesshwm me shkrim i cili do të vlerësohet me 10 % të notës maksimale. Gjatë programit do të zhvillohen disa konsultime si dhe do të kryhet punë individuale me studentë  të vecantë.

Detyrimet e Studenteve:
1.  Të jenë të pranishëm në të paktën 25% të leksioneve
2.  Të jenë të pranishëm në të paktën  75% të seminareve
3.  Të zhvillojnë në mënyrë të pavarur detyrat e dhëna gjatë seminareve

Vlerësimi:
1. Pikët maksimale që duhet të grumbullojë studenti janë 100
2. Një provim i pjeshëm, 10 pikë, 
3. Përgatitja sistematike dhe aktivizimi në seminare 5 pikë, 
4. Dorëzimi i detyrës së kursit, 10  pikë
5. 75 pikë në provimin përfundimtar i cili zhvillohet me shkrim
6. Vlerësim për pyetjet me gojë në rast se merren mbi 30 pikë nga provimi me shkrim ose kur janë të paqarta njohuritë e dhëna nga studenti në provimin me shkrim. Për çdo rast nuk mund të shtohet me shume se 1 notë. 

Nota ECTS nota Suksesi pikë - % Përkufizimi
10 A 91 – 100 % SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore
9 B 81 – 90 % SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime
8 C 71 – 80 % MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen
7 D 61 – 70  % KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime
6 E 51 – 60 % MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale
5 FX 40 – 50 % DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet
4 F 00 – 39 % DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet

Literatura themelore:
1. Fizika Mjekësore (2006), [Engjëll Hysenbegasi]
2. The Essential Physics of Medical Imaging, [Jerrold T. Bushberg, Ph.D], [J.Anthony Seibert, Ph.D], [Edwin M. Leidholdt, Jr.,Ph.D], [John M. Boone, Ph.D]. (Përkthyer në shqip nga N.Hyka)
3. Medical Imaging Physics, [William R Hendee, Ph.D], [E.Russell Ritennour, Ph.D], (Përkthyer në shqip nga N.Hyka)