Deget e Studimit‎ > ‎Imazheri‎ > ‎Viti II‎ > ‎

Informatoka dhe Arkivimi

Emri i Lendes: Hyrje ne Bioimazhe
Fusha e Formimit: Disiplinë Formim Bazë
Pedagoget e Lendes: Niko Hyka
Programi Studimor: Bachelor
Departamenti: Lëndëve Paraklinike
Viti/Sem: II-të / I-rë 
Kredite/Ore: 2 ECTS/ 24 orë
Kredite/ore ne auditor: 2 ECTS / 24 orë 
Kredite/ore individuale: 24 orë
Leksione: 24 orë 
Seminare: 12 ore
Statusi i Lendes: E detyrueshme 
Viti akademik: 2011- 2012



Qëllimi i lëndës:
Disiplina Informatika dhe Arkivimi, që zhvillohet nga studentët e programit të studimit, DNP në Teknik Imazherie  është lëndë e formimit bazë dhe ka synim kryesor të përgatisë studentët me njohuritë themelore të mbi përdorimin e kompjuterit në imazherinë mjekësore dhe mënyrat e përpunimit të imazheve numerike. Gjithashtu, një pjesë e mirë e lëndës i dedikohet formateve të imazheve, metodave të ruajtjes, algoritmeve të komresimit dhe dekompresimit, përdorimit, vizualizimit etj. Një synim tjetër mjaft i rëndësishëm është të dhënit tek studentët njohuritë më të plota mbi rrjetet komjuterike dhe komunikimin midis tyre, mjekësinë on line, ndërtimin e bazës së të dhënave, transmetimit të të dhënave etj. Duke qënë se kjo disiplinë ka një ndërthurje teori-praktikë, disa orë do t'u kushtohen zbatimeve praktike mbi përpunimin e imazheve numerike në mënyrë që studentët në përfundim të kësaj disipline të jenë  të aftë që imazhet e marra me teknika të ndryshme ti përpunojnë, t'u korigjojnë gabimet dhe ti prezantojnë ato sa më saktë.

Rezultatet që priten: 
Në përfundim të kësaj lënde, studentët do të kenë informacionin e nevojshëm teorik dhe praktik mbi përdorimin e kompjuterit në mjekësinë diagnostikuese. Ata do të jenë të aftë të përpunojnë dhe të ruajnë imazhe në formate të ndryshme duke rritur në maksimum cilësinë e tyre. Gjithashtu ata do të jenë të aftë të komunikojnë, transmetojnë të dhëna me qëndra të tjera diagnostikuese

Përmbajtja e Lëndës:

HYRJE
KAPITULLI 1. KONCEPTE BAZË TË INFORMATIKËS
Ruajtja dhe transferimi i të dhënave në kompjuter, Sistemet e numërimit, kalimi nga një sistem në tjetrin, Paraqitja numerike e të dhënave dhe tipet e ndryshme të tyre, Lidhja e të dhënave në formë analoge dhe numerike,  
KAPITULLI 2. KOMPJUTERI 
Komponentët dhe funksionimi i kompjuterit, Memorja kryesore, Programet kompjuterike dhe procesori, Njësitë e ruajtjes së të dhënave, hard disku, disqet optikë, USB, Software, Gjuhët e programimit, Sistemet operative, Programet aplikative, Pajisjet input-output, 
KAPITULLI 3. INFORMATIKA DHE MJEKËSIA
Rrjetet komjuterike dhe modelet e lidhjes, Serveri dhe modeli klient-server, Ndërtimi dhe organizimi i një batabase, Teknikat e hedhjes së informacionit, Ruajtja, transmetimi dhe siguria e informacionit mjekësor, 
KAPITULLI 4. INFORMATIKA DHE IMAZHET NUMERIKE
Kodifikimi i imazheve numerike, pikseli, Lidhja midis imazhit numerik dhe sinjalit analog video, Kontrasti, drita shkëlqimi, Zgjedhja e ngjyrave
KAPITULLI 5. FORMATET E IMAZHEVE NUMERIKE NË MJEKËSI
Njohja me stukturat PACSS, DICOM dhe DTF, Vector graphics, Scalable vector graphics, Bitmapped graphics, formatet gif, jpeg, tiff, png, Imazhet statike dhe dinamike, Ndryshimi i ngjyrave, vizualizimi, paraqitja dhe prezantimi, 
KAPITULLI 6. ALGORITMET E KOMPRESIMIT DHE DEKOMPRESIMIT
Kuptimi i Lossless, RLE, Frekuencat statistikore, Kodifikimi i Hufmanit, Kuptimi i Lossy, Korrelim i të dhënave, 
KAPITULLI 7. PËRPUNIMI I IMAZHEVE NUMERIKE
Paraqitja e imazheve  të veçuara, Specifikimi global dhe lokal i histogramës, Interpolimi, Zhurma dhe natyra e tyre në imazherinë numerike, Eleminimi i zhurmës me anën e metodave lineare dhe jo lineare, Konvolucioni, Filtri mesor, Filtrimi morfologjik, Seritë hapësinore të imazheve.
KAPITULLI 8. SINTEZA, PËRFTIMI, VIZUALIZIMI I IMAZHEVE TRE PËRMASORE
Kuptimi i imazheve 3 D, Teknika e nivelit të thelësisë, Modelimi i kontureve, Endoskopia virtuale, Imazheria shumenyrash, Sinteza e informacioneve të një serie kohore imazhesh, Imazheria parametrike, Analiza kohore Furie
KAPITULLI 9. VLERËSIMI SASIOR I PARAMETRAVE
Morfometria, Zonat me interes të veçantë, Përcaktimi përmasave, formës dhe parametrave sasiore të ZMI, Përcaktimi i dozave të rrezatimit në radioterapi 

Seminare
Seminar nr.1. Koncepte bazë të informatikës, Kodifikimi i informacionit
Seminar nr.2. Kodifikimi i imazheve numerike, pikseli dhe informacioni i koduar
Seminar nr.3. Ndërtimi dhe organizimi i një batabase, Teknikat e hedhjes së informacionit,   Ruajtja, transmetimi dhe siguria e informacionit,.
Seminar nr. 4. Formatet gif, jpeg, tiff, png etj, imazhet statike dhe dinamike, ndryshimi i ngjyrave, vizualizimi, paraqitja dhe prezantimi i imazheve.
Seminar nr. 5. Kuptimi i algoritmeve të kompresimit dhe të dekompresimit
Seminar nr. 6. Zhurma në imazherinë numerike, Eleminimi i zhurmës me anën e metodave lineare dhe jo lineare, Konvolucioni, Filtri mesor, Filtrimi morfologjik.
Seminar nr. 7. Kuptimi i imazheve 3 D, Teknika e nivelit të thelësisë, Modelimi i kontureve,
Seminar nr. 8. Morfometria, ZMI, Përcaktimi përmasave, formës dhe parametrave sasiore të ZMI, Përcaktimi i dozave të rrezatimit në raditerapi
Praktikë nr. 1. Mbledhja e imazheve numerikë nga teknika të ndryshme diagnostikimi, 
Praktikë nr. 2. Ndryshimi i formateve të imazheve numerike, ruajtja transmetimi dhe përgatitja e një prezantimi të thjeshtë
Praktikë nr. 3. Ndërtimi i një database të thjeshtë me të dhënat e pacintëve dhe parametrat kryesorë me anën e të cilëve është janë marrë imazhet numerikë
Praktikë nr. 4. Përpunime të ndryshme të imazheve numerikë, ndryshime të kontrastit, ngjurave, masës, përcaktime të ZMI, matje përmasash dhe llogaritje të tërthorta të parametrave të tjerë, ndërtime dhe vizualizime 3-D, 

Metodika e Mësimdhënies & Përvetësimi i njohurive:
Disiplina Informatika dhe Arkivimi”, do zhvillohet në Leksione dhe Seminare në raportin 3/1 + praktikë + 1 detyrë kursi. Gjatë zhvillimit të lëndës do të kryhet 1 provim i pjesshëm me shkrim i cili do të vlerësohet me 10 % të notës maksimale. Do të zhvillohen disa orë praktike në të cilën përfshien punime në kompjuter të imazheve numerike. Në fund të praktikës studentët do të dorëzojnë një deturë kursi e cila do të vlerësohet me 10 % të notës maksimale. Gjatë programit do të zhvillohen disa konsultime si dhe do të kryhet punë individuale me studentë  të vecantë.

Detyrimet e Studenteve:
1.  Të jenë të pranishëm në të paktën 25% të leksioneve
2.  Të jenë të pranishëm në të paktën  75% të seminareve
3.  Të zhvillojnë në mënyrë të pavarur detyrat e dhëna gjatë seminareve
4. Të përgatitin dhe të dorëzojnë  detyrën e kursit

Vlerësimi:
1. Pikët maksimale që duhet të grumbullojë studenti janë 100
2. Një provim i pjeshëm, 10 pikë, 
3. Përgatitja sistematike dhe aktivizimi në seminare 5 pikë, 
4. Dorëzimi i detyrës së kursit, 10  pikë
5. 75 pikë në provimin përfundimtar i cili zhvillohet me shkrim
6. Vlerësim për pyetjet me gojë në rast se merren mbi 30 pikë nga provimi me shkrim ose kur janë të paqarta njohuritë e dhëna nga studenti në provimin me shkrim. Për çdo rast nuk mund të shtohet me shume se 1 notë. 

Nota ECTS nota Suksesi pikë - % Përkufizimi
10 A 91 – 100 % SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore
9 B 81 – 90 % SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime
8 C 71 – 80 % MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen
7 D 61 – 70  % KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime
6 E 51 – 60 % MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale
5 FX 40 – 50 % DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet
4 F 00 – 39 % DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet

Literatura themelore:
1. The Essential Physics of Medical Imaging, [Jerrold T. Bushberg, Ph.D], [J.Anthony Seibert, Ph.D], [Edwin M. Leidholdt, Jr.,Ph.D], [John M. Boone, Ph.D]. (Përkthyer në shqip nga N.Hyka)
2. Database learning