Deget e Studimit‎ > ‎Imazheri‎ > ‎Viti I‎ > ‎

Kimi Organike

Emri i Lëndës: Kimi Organike
Fusha e Formimit: Disiplinë Bazë
Pedagogët e Lëndës: Alma Emiri, Master i Shkencave në Kimi
Programi Studimor: DNP
Departamenti: Lëndëve Para Klinike
Viti/Sem: I/I   
Kredite/Ore: 1/ 10
Kredite/orë në auditor: 2/6   
Kredite/orë individuale: 2/ 4
Leksione: 4   
Seminare: 2
Statusi i Lëndës: i detyrueshem   
Viti akademik: 2011 - 2012

Qëllimi:

Njeh dhe formon studentët me bazat e Kimisë Organike që ështe një ndër lëndët më të rëndësishme bazë për Specialitetetet e Shkencës së Mjekësisë. Ajo jep informacion mbi klasat e ndryshme të komponimeve organike, gjendjen e tyre në natyrë, emërtimet duke përdorur sistemet e ndryshme duke përfshirë edhe atë IUPAC, sintezat, reaktivitetin  kimik dhe përdorimet. Jep informacion mbi pjesët e stereokimisë organike. Kjo lëndë kompleton dhe ngreh në nivel me të lartë njohuritë kimike bazë për formimin e specialistit të ri.

Përmbajtja e Lëndës:

Tema 1 :
Formulat kimike, lidhja kimike, orbitalet, rezonanca…etj. Efektet strukturore I, M, H, S. Reaksionet organike, mekanizmat e tyre, pjesëzat e ndërmjetme, Koncepti acid-bazë në Kiminë Organike.
Alkanet, cikloalkanet, emërtimi, sintezat, reaktiviteti, reaksionet SR, konformacionet e tyre.

Tema 2:
Alkenet, emërtimi, sintezat reaksionet E1 & E2, ato të adicionit, sinteza dienike, izomeria gjeometrike.
Alkadienet, Alkinet, emërtimi, sintezat

Seminar 1

Tema 3:
Arenet, reaksionet SE, orjentimet. Halogjenalkanet, reaksionet SN1 &2. Alkanolet dhe alkenolet, izomeria optike.

Tema 4:
Aldehidet dhe ketonet, gatitja reaktiviteti i grupit karbonilik. Reaksionet e komponimeve karbonilike, reaksionet e kondensimit.

Tema 5:
Acidet alkan dhe alkenoike, emërtimi, vetitë. Acidet alkan dhe alkenoike, reaksione tek karboni i grupit acilik, derivatet e acideve karboksilike.

Tema 6:
Aminat. Përgatitja e vetitë, kripërat e amoniumit. Komponimet organike të metaleve.
Karbohidratet mono, oligosakaridet, struktura, vetitë, përfaqësuesit. Polisakaridet, përfaqësuesit

Seminar 2


Metodika e Mësimdhënies & Përvetësimi i njohurive:
Programi do zhvillohet me Leksione. Për çdo dy tema do të zhvillohet kontroll dhe përvetësim më i plotë i dijeve me anë të Seminareve. Gjatë programit do të zhvillohen dhe 4 Konsultime (10%).

Metodika e Mësimdhënies & Përvetësimi i njohurive:


Programi do zhvillohet me Leksione. Për çdo dy tema do të zhvillohet kontroll dhe përvetësim më i plotë i dijeve me anë të Seminareve. Gjatë programit do të zhvillohen dhe 4 Konsultime (10%).

Detyrimet e Studentëve:


1.  Të ndjekë i pranishëm të paktën 25% të leksioneve
2.  Të  ndjekë i pranishëm në mënyrë të detyruar 80% të Seminareve
3.  Të jetë i aftë tu përgjigjet pyetjeve të integruara gjatë seminareve


Vlerësimi:


1.  10 pikë nga testi në Seminar (10%)
2.  90 pikë nga provimi përfundimtar i cili zhvillohet me shkrim
3.  Vleresim me pyetje me gojë kur jane pervetesuar mbi 35 pike nga provimi me shkrim. Për çdo rast   
nuk mund te shtohen me shume se 2 nota.


 
Nota
 ECTS nota Suksesi pikë - % Përkufizimi
 10 A 91 – 100 % SHKËLQYESHËM – njohuri të shkëlqyeshme me vetëm disa gabime minore
 9 B 81 – 90 % SHUMË MIRË – arritje mbi mesatare, por me disa gabime
 8 C 71 – 80 % MIRË – rezultat në përgjithësi i mirë me disa gabime që vërehen
 7 D 61 – 70  % KËNAQSHËM – mirë, por me mjaft gabime
 6 E 51 – 60 % MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale
 5 FX 40 – 50 % DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditet
 4 F 00 – 39 % DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditet



Literaturë Themelore:

P. Troja (2005): Kimia Organike

Literaturë Plotësuese:

Mc Murry, J. (2008): Organic Chemistry (7th edittion)
Sollomons T.W.G (1998): Chimica Organica