Emri i Lendes: ETIKE DEONTOLOGJI MJEKESORE Fusha e Formimit: DISIPLINE BAZE Pedagoget e Lendes: Brizida Refatllari ( Master ) Programi Studimor: DNP Departamenti: I LENDEVE PARAKLINIKE Kredite/ore ne auditor:2 / 24 Leksione: 16 Statusi i Lendes: E DETYRUESHME Kredite/Ore: 1.5 / 50 Kredite/ore individuale: 2 / 26 Seminare: 8 Viti akademik: 2011-2012 Qellimi: Qellimi i studimit eshte njohja e problemeve kryesore me te cilat merret Etika dhe Deontologjia Mjekesore, njohja e te cilave do t’i ndihmoje studentet per te ushtruar ne menyre sa me korrekte profesionin e tyre te nderuar, me qellim qe te shmangen sa me shume shkeljet apo gabimet mjekesore, si dhe per te zgjidhur me sukses situatat e pasigurta etike , para te cilave ata mund te vihen ne jete. Permbajtja e Lendes: Leksione 1.Te dhena te pergjithshme mbi Etiken dhe Deontologjine Mjekesore. Perkufizimi i Etikes dhe Deontologjise Mjekesore. Bioetika si emertim i ri i EDM-se.Disa nga problemet kryesore qe trajton EDM-ja dhe rendesia e tyre. 2. Legjislacioni ne fushen e EDM-se , llojet e tij ne fushen e EDM-se ne vendin tone, legjislacioni nderkombetar dhe legjislacioni kombetar. Organet zbatuese te legjislacionit ne fushen e EDM-se. 3. Problemet etiko-juridike mbi sekretin mjekesor . Kuptimi etiko-juridik mbi te fshehten mjekesore .Llojet e te fshehtave mjekesore, e fshehta mjekesore e pergjithshme, ndaj opinionit publik, ndaj pacientit. Mosrespektimi i sekretit mjekesor . 4. Etika mjekesore ne mjediset ambulatore dhe spitalore . Figura etike dhe profesionale e mjekut dhe infermierit. Etika mjekesore lidhur me pacientet, marredheniet midis njeriut te shendetesise , pacienteve e familjareve te tyre. Kriteret kryesore te percaktuara ne deklaraten e Lisbones mbi te drejtat e pacientit. 5. Kunderveprimet e pacienteve ndaj semundjes se tyre. Stadet neper te cilat kalon nje njeri i shendetshem kur semuret, ose stadet e periudhes se tranzicionit. Nevojat kryesore emocionale te te semurit ose nevojat nderpersonale per pranim , per kontroll, per afeksion dhe detyrat e infermierit ndaj pacienteve. 6. Dhembja dhe detyrat e infermierit ne pacientet qe kane dhembje. Ndryshimet midis dhimbjes akute dhe kronike. Mekanizmat neurofiziologjike te dhimbjes.Metodat jofarmakologjike te perdorura nga infermieri per qetesimin e dhimbjes. 7. Etika mjekesore ne vendosjen e diagnozes. Etika mjekesore per te semuret qe jane duke vdekur. Konceptet etiko-juridike mbi gabimin dhe fatkeqesine mjekesore. 8. Shkeljet ne fushen e EDM-se dhe qendrimi i kodit tone deontologjik e penal kunder tyre. Kuptimi etiko-ligjor i shkeljeve mjekesore. Pakujdesia mjekesore dhe Krimi mjekesor ( Dashja kriminale). 9. Eksperimenti mjekesor ne njerez. , llojet e eksperimentit mjekesor,problemet etike ne lidhje me te, konsenti, rreziqet dhe perfitimi nga eksperimenti human, garancite e nevojshme per kryerjen e ketyre provave, konfliktet qe lindin midis respektit te personit dhe parimeve te drejtesise dhe mireberesise. Transplantimi klinik, problemet etike ne lidhje me te. 10.Eutanazite. Eutanazia pasive , aspektet etiko-juridike te eutanazise pasive, testamenti i jetes ose biologjik. Eutanazia aktive, argumentet mbi mospranimin e eutanazise aktive. 11.Aspektet etiko- juridike mbi vetevrasjet. Refuzimi i mjekimit, teprimi terapeutik, gjendjet vegjetative, mjekimet paliative. Problemet etike ne lidhje me to. Etika mjekesore per rastet e urgjences dhe tek te semuret rende. 12.Dhuna me baze gjinore , si nje fenomen shqiptar e mbare boteror .Perkufizimi dhe llojet e dhunes me baze gjinore. Perkufizimi i abuzimit seksual tek femijet, perkufizimi i dhunes familjare, perdhunimi seksual. Konteksti ligjor shqiptar per dhunen me baze gjinore. Seminare Seminar nr.1 Te dhena te pergjithshme mbi Etiken dhe Deontologjine Mjekesore. Perkufizimi i Etikes dhe Deontologjise Mjekesore. Bioetika si emertim i ri i EDM-se.. Legjislacioni ne fushen e EDM-se , llojet e tij ne fushen e EDM-se ne vendin tone, legjislacioni nderkombetar dhe legjislacioni kombetar. Organet zbatuese te legjislacionit ne fushen e EDM-se. Seminar nr.2 Problemet etiko-juridike mbi sekretin mjekesor . Llojet e te fshehtave mjekesore, e fshehta mjekesore e pergjithshme, ndaj opinionit publik, ndaj pacientit. Mosrespektimi i sekretit mjekesor . Etika mjekesore ne mjediset ambulatore dhe spitalore Kriteret kryesore te percaktuara ne deklaraten e Lisbones mbi te drejtat e pacientit. Seminar nr.3. Kunderveprimet e pacienteve ndaj semundjes se tyre. Stadet neper te cilat kalon nje njeri i shendetshem kur semuret, ose stadet e periudhes se tranzicionit. Nevojat kryesore emocionale te te semurit ose nevojat nderpersonale per pranim , per kontroll, per afeksion dhe detyrat e infermierit ndaj pacienteve. Dhembja dhe detyrat e infermierit ne pacientet qe kane dhembje.Metodat te perdorura nga infermieri per qetesimin e dhimbjes. Seminar nr. 4 Etika mjekesore ne vendosjen e diagnozes. Etika mjekesore per te semuret qe jane duke vdekur. Konceptet etiko-juridike mbi gabimin dhe fatkeqesine mjekesore. Shkeljet ne fushen e EDM-se dhe qendrimi i kodit tone deontologjik e penal kunder tyre. Kuptimi etiko-ligjor i shkeljeve mjekesore. Pakujdesia mjekesore dhe Krimi mjekesor ( Dashja kriminale). Seminar nr. 5. Eksperimenti mjekesor ne njerez, problemet etike ne lidhje me te, konsenti, rreziqet dhe perfitimi nga eksperimenti human, garancite e nevojshme per kryerjen e ketyre provave.Transplantimi klinik, problemet etike ne lidhje me te. Eutanazite. Eutanazia pasive , aspektet etiko-juridike te eutanazise pasive, testamenti i jetes ose biologjik. Eutanazia aktive, argumentet mbi mospranimin e eutanazise aktive. Seminar nr. 6 Aspektet etiko- juridike mbi vetevrasjet. Refuzimi i mjekimit, teprimi terapeutik, gjendjet vegjetative, mjekimet paliative. Problemet etike ne lidhje me to. Etika mjekesore per rastet e urgjences dhe tek te semuret rende. Dhuna me baze gjinore , si nje fenomen shqiptar e mbare boteror .Perkufizimi dhe llojet e dhunes me baze gjinore. Konteksti ligjor shqiptar per dhunen me baze gjinore. Metodika e Mesimdhenies & Prevetesimi i njohurive a. Leksione; b. Seminare c. Laboratore d. Praktika; e. Konsultime f. Pune individuale Raporti leksione / seminare do te jete 2/1. Gjate programit do te zhvillohen disa konsultime si dhe do te kryhet pune individuale me studente te vecante. Detyrimet e Studenteve: Studenti duhet te frekuentoje 75% te leksioneve & 75% te seminareve : 12 leksione / 6 seminare. Nese studenti mungon ne mbi 25 % te seminareve, studenti nuk futet ne provim. Nese studenti mungon ne me pak se 25% te seminareve, studenti duhet t’i shlyeje mungesat para provimit. Studenti duhet te jete aktiv gjate ores se seminarit. Studenti duhet te bashkepunoje ne grup. Te zhvilloje ne menyre te pavarur detyrat e dhena gjate seminareve Vleresimi: Kontrolle periodike gojore ne oren e seminarit . 1 kontroll me shkrim gjate semestrit. Me provim ne fund te semestrit me shkrim. Piket maksimale qe duhet te grumbulloje studenti jane 100. 80% - 100% provimi ne fund, 0 % - 20% vleresimi gjate semestrit. |
